E Enjte, 5 Nëntor 2026

EURO2024 – Spanja fluturon në gjysmëfinale, pas fitores ndaj Gjermanisë

SHTUTGART, 5 korrik /ATSH-AFP-DPA/ – Spanja u kualifikua në gjysmëfinalet e Euro2024 duke mundur sonte vendin pritës, Gjermaninë, 2-1, pas kohës shtesë, në Shtutgart.

Dani Olmo shënoi në minutën e 51-të për Spanjën dhe gjermani Florian Wirtz barazoi në minutat e fundit të kohës së rregullt (89′) përpara se Mikel Merino të kualifikonte skuadrën e tij me një goditje me kokë (119′).

”La Furia Roja” apo Furia e Kuqe do të takohet në gjysmëfinale, të martën e ardhshme në Mynih, me fituesen e ndeshjes Portugali-Francë, çerekfinale e dytë e planifikuar po për sonte, në Hamburg.

Kjo dramë gjermane do të thotë edhe që karriera futbollistike e ikonës së Gjermanisë, Toni Kroos përfundoi me një humbje të dhimbshme.

Gjermania meritonte më shumë pasi humbi disa raste, por Kroos, Noier apo edhe Mueller  largohen nga turneu për në shtëpi edhe pse fillimi i kampionatit premtonte shumë për fitimin e titullit.

Spanja e ka fituar kampionatin evropian në 1964, 2008 dhe 2012./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›