BRUKSEL – Von der Leyen: Marrëveshja tregtare BE-Mercosur, në horizont

BRUKSEL, 5 dhjetor /ATSH-AFP/- Marrëveshje tregtare e BE-së me bllokun “Mercosur” të Amerikës së Jugut është në horizont, tha sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen – pasi mbërriti në rajon për të marrë pjesë në një samit.
“Touchdown në Amerikën Latine. Vija e përfundimit të marrëveshjes BE-Mercosur është në horizont. Le të punojmë, le ta kalojmë atë”, shkroi Von der Leyen në X përpara samitit në Montevideo, kryeqyteti i Uruguajit.
Blloku tregtar “Mercosur” i Amerikës së Jugut do të zhvillojë sot një takim në Uruguaj – për të shpallur një marrëveshje të vonuar prej kohësh me Bashkimin Evropian pas negociatave të minutës së fundit për ta miratuar atë.
Presidenti i Uruguajit, Yamandú Orsi do të takohet sot pasdite me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në rezidencën presidenciale në Montevideo – një sinjal pozitiv për bisedimet tregtare. //a.i/