E Enjte, 5 Nëntor 2026

BRUKSEL – Zyrtarë të lartë të BE-së bojkotojnë takimet e organizuara nga Hungaria

BRUKSEL, 15 korrik /ATSH-DPA/ – Komisioni Evropian do të kryejë një bojkot të pjesshëm të presidencës hungareze të BE-së, sipas një zëdhënësi, në vazhdën e udhëtimeve të diskutueshme të kryera nga kryeministri hungarez Viktor Orban, të cilat irrituan zyrtarët e lartë.

”Në takimet jozyrtare të ministrave të BE-së nuk do të ketë komisionerë të BE-së, por vetëm zyrtarë të lartë dhe kjo nën dritën e zhvillimeve të fundit që shënojnë fillimin e presidencës hungareze”, shkroi një zëdhënës i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në X.

Vendimi vjen pasi kryeministri hungarez Viktor Orban u takua me presidentin rus, Vladimir Putin në Kremlin vetëm disa ditë pasi Hungaria mori presidencën e BE-së në fillim të korrikut.

Orban tha se ai ishte në një “mision paqeje”, por udhëheqësit e BE-së e dënuan ashpër udhëtimin dhe theksuan se ai nuk kishte një mandat të BE-së për bisedimet.

Zëdhënësi kryesor, Eric Mamer njoftoi gjithashtu se Komisioni Evropian do të hiqte dorë nga vizita e tij tradicionale inauguruese në Hungari për të mirëpritur në presidencën hungareze./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›