BSH: Bie kërkesa e biznesit për kredi, rigjallërohet kërkesa e individëve
TIRANË- Ngadalësimi i aktivitetit ekonomik në vend dhe pasiguria për të ardhmen po mbajnë peng nismat investuese të biznesit. Banka e Shqipërisë konstaton në raportin e fundit mbi aktivitetin kreditues në vend se kërkesa për kredi nga sipërrmarja mbetet e ulët, ndërsa ajo është rigjallëruar për individët.
Sipas Bankës Qendrore, për bizneset, rënia e kërkesës u vu re në ndërmarrjet e mëdha dhe për kredinë për qëllime investimi. Për individët, për herë të pare që nga tremujori i dytë i vitit 2011, kërkesa ka qenë në rritje, si për kreditë me qëllim blerje banese ashtu dhe për kredinë me qëllim financimin e konsumit
Nevoja për blerje banese dhe për financim të konsumit, zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme si dhe kushtet e kreditimit të aplikuara nga bankat, kanë ndikuar pozitivisht nivelin e kërkesës për kredi të individëve. Ndërkaq përsa i përket biznesit ekspertët e bankës vlerësojnë se faktorët që kanë ndikuar negativisht ne rënien e kërkesës për kredi janë situata aktuale dhe e pritshme makroekonomike në vend, si dhe përdorimi i burimeve alternative të financimit.
Përsa i përket tremujorit të tretë të këtij viti, standardet e kredisë për bizneset pritet të lehtësohen, ndërkohë që kjo nuk do te ndodhe me kërkesën për kredi. Ekspertët e kredisë presin rënie të lehtë të kërkesës për kredi gjatë tremujorit të tretë të vitit 2013. Sipas madhësisë së biznesit, kërkesa për kredi pritet të jetë më e ulët si nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ashtu dhe nga korporatat. Ndërsa për individët, pritet një rritje e lehte e kërkesës për hua dhe një lehtësim i mëtejshëm i standardeve të dhënies së saj prej bankave.
(e.m/News24/BalkanWeb)