E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri i Egjiptit propozon shpërbërjen e Vëllazërisë Myslimane

Kabineti i Egjiptit ka vendosur të mblidhet për të diskutuar krizën në këtë vend, ku qindra njerëz kanë humbur jetën gjatë përleshjeve ditët e fundit. Kryeministri i përkohshëm ka parashtruar një propozim për të shpërbërë ligjërisht Vëllazërinë Myslimane, anëtarët e së cilët janë mbështetës kryesorë të Mohamed Morsit.

Qeveria e përkohshme po vazhdon të marrë masa ndaj protestave të Vëllazërisë, por në Kajro janë planifikuar edhe më shumë protesta për ditën e sotme. Agjencia e lajmeve BBC bën të ditur se në mbrëmje protestues në rrugët e Aleksandërisë, në Helean dhe në Minya ishin drejtuar për në jug të Kajros në kundërshtim të një shtet-rrethimi brenda natës.
(e.m/j.knezi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›