E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH Bie norma e interesit per bonot e thesarit nje vjecar e 6 mujor

Po japin pak kredi e rrjedhimisht po invesojnë gjithnjë e më shumë në forma të tjera.
Përmes bonove të thesarit bankat po investojnë paratë e lira.
Pas uljes së normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë në nivelin 3.5% edhe vlera e interesit për bonot e thesarit shënoi rënie. Në ankandin e zhvilluar të martën interesi zbriti në 4.87% për bonot me afat maturimi një vjeçar nga 5.11 % që ishte në ankandin e mëparshëm.
Të dhenat e bankës së Shqëipërisë për gjysmën e parë të këtij viti tregojnë se kreditimi në tërësi ka shënuar një rritje të lehtë, ndërsa huaja për sektorin privat e individët ra 0.5%. Në të njëjtën kohë, investimi në letra me vlerë u rrit mbi 12%.
E detyruar të marrë borxh për të mbuluar shpenzimet e planifikuara, qeveria po financohet në tregun vendas me norma më të ulëta interesi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›