E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH, Fullani lancon sot indeksin e besimit

Banka e Shqipërisë lancon sot indeksin e Besimit të Konsumatorit dhe Indeksin e Besimit të Biznesit. Fullani do të shprehet edhe për kërkesën e Bankës së Shqipërisë për të rritur kufirin minimal të sigurimit të depozitave. 

TIRANE- Guverantori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani do të lançojë sot Indeksin e Besimit të Konsumatorit dhe Indeksin e Besimit të Biznesit, të cilat publikohen për herë të parë nga institucioni mbikëqyrës bankar.

Indekset e besimit janë anketime që Banka e Shqipërisë u drejton agjentëve të ndryshëm ekonomikë të vendit, ku përfshihen biznese të sektorëve të prodhimit, të ndërtimit dhe të shërbimeve, si dhe konsumatorëve. Këto indekse i ofrojnë Bankës Qendrore informacion mbi ecurinë e çmimeve, të konsumit, të të ardhurave, të prodhimit, të punësimit, të investimeve e të shumë treguesve të tjerë, të cilët ndihmojnë në vendimmarrjen e politikës monetare.

Gjatë konferencë spër shtyp, pritet që guvernatori Fullani të shprehet edhe lidhur me krizën ekonomike globale dhe efektet e saj në ekonominë tonë, si dhe me kërkesën e Bankës së Shqipërisë për të rritur kufirin minimal të sigurimit të depozitave nga 7 milionë lekë të vjetra që është aktualisht, në 25 milionë lekë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›