E Shtunë, 31 Tetor 2026

Homazhe për ambasadorin Prela në Min.e Jashtme

Në nderim të ambasadorit shqiptar në Maqedoni, Vladimir Prela, në ambientet e Ministrisë së jashtme u zhvilluan homazhe per ti dhënë lamtumirën e fundit , nga personalitetet më të larta të shtetit si dhe përfaqsues të trupit diplomatik në Tiranë. 

TIRANE- Të afërm, miq dhe politikanë i kanë dhënë lamtumirën e fundit ambasadorit shqiptar në Maqedoni, Vladimir Prela. Në nderim të tij, në ambientet e Ministrisë së jashtme zhvilluan homazhe personalitetet më të larta të shtetit si dhe përfaqsues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.

Kryeministri Berisha i shprehu ngushëllimet familjarëve të diplomatit Prela si dhe vlerësoi figurën dhe kontributin e tij në diplomacinë shqiptare, dhe në botën intelektuale të vendit.

Vladimir Prela u nda nga jeta në moshën 59 vjecare si pasojë e një ataku kardiak. Ai shërbeu si ambasador i jashëzakonshëm i Shqipërisë në Maqedoni që prej vitit 2003.
(e.n/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›