BSH Kosto e punes u rrit 2 per shkak te renies se shitjeve
Ndonëse po shesin pak në treg, bizneset nuk po i dërgojnë punëtorët e tyre në shtëpi. Këtë e pohojnë sipërmarrësit por edhe, vlerësimet e Bakës së Shqipërisë
Sipas Bnakës, pikërisht për këtë arësye kosto e produktivitetit në punë u rrit gati 2% në një vit. Studimet e fundit të bankës tregojnë se kërkesa për blerje në treg është e dobët, kerkesë që sipas prodhuesve është ulur edhe më tepër këtë vit
E ndërsa bizneset nuk shkurtuan numrin e punëtorëve, statistikat tregojnë se niveli i papunësisë ka rënë.
Sipas INSTAT, papunësia zbiri në 12.8% të popullsisë këtë vit nga 13.1% që ishte një vit më parë.
BSH: Rriten 10% shpenzimet për udhëtimet jashtë vendit Udhëtuam më pak jashtë vendit, por shpenzuan më shumë se një vit më parë. Sipas Bankës së Shqipërisë, shpenzimet për udhëtime jashtë ishin 465 milionë lekë në gjysmën e parë të këtij viti, ose 10% me shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Kjo erdhi pavarësisht uljes me 4% të udhëtimeve tona jashtë, sipas vlerësimeve zyrtare. E kundërta ndodhi me hyrjet në vend. Vlera e udhëtimeve ishte 398 milionë euro, ose 7.5% më pak se një vit më parë.