E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH: Kriza, renie ekonomike ne vend

TIRANE - Analiza e nje sere treguesish ekonomike dhe financiare sugjeron per nje ngadalesim te aktivitetit ekonomik ne vend gjate vitit 2009, ne pergjigje te ndikimeve te krizes ekonomike boterore, njoftoi dje Banka e Shqiperise pas mbledhjes se Keshillit te Mbikeqyrjes. Ulja e ritmeve te kredise, ngadalesimi i zgjerimit monetar, zhvillimet ne bilancin e pagesave gjate muajve te pare te vitit 2009, ecuria e disa treguesve fiskale dhe opinionet e biznesit e konsumatoreve, sugjerojne se kerkesa e brendshme ka ardhur ne renie. Ky zhvillim eshte reflektuar ne reduktimin e shkalles se shfrytezimit te kapaciteteve te bizneseve dhe ne uljen e presioneve te brendshme inflacioniste. Banka e Shqiperise raporton gjithashtu se, treguesit fiskale jane karakterizuar nga rritja e te ardhurave dhe e shpenzimeve buxhetore gjate muajve te pare te vitit, por te dy keta tregues kane qene poshte nivelit te planifikuar per kete periudhe. Rritja e shpenzimeve eshte diktuar ne nje mase te madhe nga rritja e shpenzimeve kapitale nderkohe qe ecuria e te ardhurave ka reflektuar ngadalesimin e aktivitetit ekonomik gjate muajve te pare te vitit. Bilanci i te ardhurave dhe shpenzimeve ka rezultuar ne nje rritje te deficitit buxhetor pertej shifrave te planifikuara. Ky zhvillim kerkon vemendjen e duhur te autoriteteve fiskale, per te bere te mundur ne cdo rast nje ecuri te balancuar te te ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore, sugjeron Banka e Shqiperise.

Inflacioni

Rritja e inflacionit ne vend ne muajin maj, ka vijuar te pasqyroje ne menyre me te plote prirjen nencmuese te kursit te kembimit ne cmimet e mallrave te konsumit qe kane origjine importi. Inflacioni vjetor ne muajin maj te vitit 2009 rezultoi 2.1 per qind, duke u rikthyer brenda intervalit te tolerances rreth objektivit 3 per qind te Bankes se Shqiperise. Kontributin kryesor ne inflacionin total e kane dhene ushqimet e paperpunuara me 1.8 pike perqindjeje dhe ato te perpunuara me 0.3 pike perqindjeje. Cmimet e administruara dhane kontribut negativ prej 0.4 pike perqindjeje duke kompensuar kontributin pozitiv te kategorise "Sherbime". Goditje relativisht te lehta nga krahu i ofertes, si rritja e cmimit te naftes, kane gjetur reflektim ne rritje e inflacionit te muajit maj.

Sipas BSH, informacioni me i fundit dhe analizat perkatese sugjerojne ngadalesim te aktivitetit ekonomik ne vend ne tremujorin e pare, i shprehur ky ne ngushtimin e aktivitetit kredidhenes per sektorin privat, ne renien e eksporteve, ne ngadalesimin e ritmit te zgjerimit monetar dhe ne mosrealizimin e planit te te ardhurave fiskale. Rezultatet e vrojtimeve te besimit konfirmojne renien e ritmit te rritjes se ekonomise ne tremujorin e pare dhe te dyte 2009, duke sinjalizuar dobesimin e kerkeses se brendshme dhe asaj te jashtme.

Rajoni

Ne mbledhjen e djeshme, Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise evidentoi se

Aktiviteti ekonomik boteror, i matur nga rritja ekonomike, niveli i tregtise globale dhe i levizjes se flukseve te kapitalit, ka vijuar te ngadalesohet me tej gjate muajve prill-maj. Ne vendet e zhvilluara, verehet nje moderim i ritmeve te renies por treguesit ekonomike ende nuk flasin per nje perfundim te shpejte te recesionit ekonomik. Zgjatja dhe intensiteti i larte i krizes kane sjelle perkeqesimin e situates ekonomike te vendeve ne zhvillim, duke perfshire edhe vendet e rajonit, nderkohe qe disa prej tyre kane rene ne recesion. Cmimet e lendeve te para dhe baze mbeten me te uleta se ato te se njejtes periudhe te vitit te kaluar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›