E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres-Morine, nga sot tre ore

Tuneli Thirre-Kalimash, pjese e kesaj rruge, eshte cilesuar si nje nga veprat me te medha inxhinierike ne Ballkan

Nga neser kushdo qe deshiron te udhetoje drejt Kosoves do te programoje nje udhetim prej vetem 2-3 oresh deri ne piken doganore te Qafe Morines, ne kufirin Shqiperi -Kosove, nga me shume se 7 ore te mundimshme qe shpenzonte deri tani. Kur e ndan vetem nje dite nga hapja e saj zyrtare, aorta e kombit ka marre formen e nje rruge me permasa evropiane, e cila do te sjelle bashkimin fizik te shqiptareve. Me ndertimin e rruges Durres-Kukes-Morine, 170 kilometra e gjate, distanca mes Tiranes me Prishtinen, me dy kalime do te shkurtohet ne 65 kilometra. Nga 330 kilometra qe ishte distanca Tirana- Prishtine, tashme ajo do te jete 265 kilometra dhe me se shumti ate e shkurton tuneli Thirre- Kalimash, nje veper gjigante e ngritur mes maleve, qe tashme eshte shnderruar ne nje aks modern, 5.6 kilometra me dy kalime. Autostrada, projekti me i madh ne Shqiperi, eshte me 4 korsi, 2 korsi ne cdo drejtim plus shpatulla te fuqishme dhe shpejtesia e levizjes lejohet 80-100 km/ore. Ndertimi i saj perfshiu edhe dy tunele paralele me nga 5.5 km, por edhe 29 ura. Afro 4.5 km rruge eshte mbi ura dhe struktura deri ne 80 m lartesi. E gjithe kjo veper inxhinierike madhore u ndertua nga nje kompani turko amerikane Enka & Bechtel. Rruga qe lidh portin e Durresit, apo edhe Tiranen me Morinen, si pike kufitare e Kosoves, pershkohej nga dy drejtime rrugesh ekzistuese, qe ne paranteze, as njera dhe as tjetra, ne gjendjen aktuale, nuk i pergjigjeshin kerkesave per nje rruge qe do te lidhte dy rajonet ne fjale, nevojave te trafikut dhe te levizjes mallra/pasagjereve. Dhe kjo per faktin se si njeri dhe tjetri variant ekzistues, kalojne ne qafa mali ne lartesi mbi 1000 m dhe zbresin ne lugina ne kuota 300-600 m duke pershkuar distancen prej 234 apo 214 km ne 5 deri 7 ore, me shpejtesi 30-45 km/ore, krejtesisht te pamjaftueshme per nevojat e transportit dhe trafikut midis dy rajoneve. Tuneli Thirre-Kalimash, pjese e kesaj rruge eshte cilesuar si nje nga veprat me te medha inxhinierike, jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Ballkan, qe po ndertohet prej dy vjetesh me nje shpejtesi marramendese si pjese e autostrades Durres-Morine. i perbere nga dy tunele paralele, me nje gjatesi prej 5.6 km secili, masa shkembore e germuar per hapjen e tij arrin ne 33 milion m3. Tunelet kane lartesi prej 10 metrash e gjeresi 13 metra secili. Dy tunelet e Kalimashit, pjesa me e rendesishme dhe me e veshtire inxhinierike e rruges Durres-Morine, nisen te ndertoheshin dy vjet me pare. Jo pak njerez ishin skeptike atehere, nese do te arrihej te ndertoheshin mes maleve, ne nje kohe kaq te shkurter, 2 tunelet me te medhenj ne Ballkan.

Por sot gjithcka e projektuar eshte aty, e ndertuar dhe madheshtore

Ku kalon rruga e re

Autostrada e re e konsideruar si nje veper gjigante, kalon ne Durres-Vore-F.Kruje-Milot-Rreshen-Reps-Thirre-Kalimash-Kukes-Morine. Gjatesia totale e kesaj autostrade llogaritet 170 km, ndersa gjatesia e re e rruges per tu ndertuar rezultoi 111 km. Segmenti Durres-Vore-Fushe Kruje-Milot, eshte gjithsej 59 km dhe konsiderohet ekzistuese dhe pjese e Korridorit Veri-Jug. Segmenti Milot-Rreshen, ka nje gjatesi prej 26 km. Projekti i zbatimit u financua nga qeveria shqitare dhe u rishikua nga Banka Boterore. Ky segment perfshin lotet Milot-Skurraj, Skurraj-Rubik dhe Rubik-Rreshen te financuara perkatesisht nga BB dhe Fondi OPEC. Rruga e re Milot-Rubik-Rreshen-Reps-Thirre-Kalimash-Kukes-Morine shkurton ne menyre te ndjeshme distancat e transportit ne krahasim me rruget egzistuese, krijon kushtet per nje levizje me shpejtesi 80-100 km/ore, duke realizuar lidhjen e Morines (Kosoves) me Durresin, per vetem 2 ore e 30 minuta ne kushte krejt normale, madje edhe ne periudhat e dimrit. Duke e shpjeguar me ne detaje, rruget ekzistuese perfaqesojne kalime nga Puka dhe nga Shpali, te cilat jane ndertuar ne periudhat, gjate viteve 30 i pari dhe i dyti gjate viteve 50 e 60, te shekullit te kaluar, ne kushtet e nje trafiku te kufizuar dhe te mundesive ndertimore gjithashtu mjaft te kufizuara. Varianti i rruges se re, pothuajse eshte krejtesisht fushor, pasi kalon nga Miloti ne Nderfushe, ne Reps, poshte ne luginen e Fanit te Vogel dhe vazhdon me tutje ne kete lugine sipas disa gjurmeve ekzistuese deri ne Thirre, ku me nje tunel 5.5 km lidhet me rrugen nacionale, afer fshatit Kolsh, 10 km para Kukesit, per te vazhduar me tej deri ne kufi ne Morine.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›