E Premte, 6 Nëntor 2026

BSH: Kursi i këmbimit me dollarin, përgjithësisht i qëndrueshëm

TIRANË, 21 maj /ATSH/ Gjatë këtij viti, ecuria e kursit të këmbimit të lekut ndaj dollarit amerikan ka reflektuar si forcimin e dollarit kundrejt euros në tregun ndërkombëtar, ashtu edhe dobësimin e kësaj të fundit në tregun vendas. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, kursi usd/lek u shfaq përgjithësisht i qëndrueshëm në tremujorin e parë të vitit, duke u luhatur pranë një mesatareje prej 95.7 lekë/usd. Në muajin prill, forcimi i lekut rezultoi në një kurs mesatar ndaj dollarit prej 94.6 lekësh. Mbiçmimi vjetor i lekut ndaj dollarit amerikan ka ardhur në rënie gjatë këtyre muajve, duke qëndruar në 7.6% në prill, nga 13.2% që ishte në fund të vitit të kaluar

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›