E Enjte, 5 Nëntor 2026

BSH: Kursimet bankare në euro u rritën me 19 miliardë lekë

TIRANË, 28 shtator /ATSH/ Fluksi i lartë i turistëve dhe dhe prurjet e emigrantëve kanë rritur kursimet në para në banka.

Banka e Shqipëri bën të ditur se, në muajin gusht të këtij viti, depozitat në sistemin bankar shënuan rritje më të lartë në monedhën euro.

Sipas të dhënave nga BSH-ja, depozitat bankare në këtë periudhë u zgjeruan me 19 miliardë lekë .

Në gusht depozitat në monedhën europiane shënuan nivelin 7.92 miliard euro me një rritje prej më shumë se 11%.

Në total, fondet e kursimeve të mbajtura në Bankën e Shqipërisë në formën e depozitave, arritën 1.33 trilionë lekë, duke shënuar një rritje mujore prej 1.5% në krahasim me muajin korrik.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›