E Enjte, 5 Nëntor 2026

Denaj: Përmirësim i kullimit në 2500 ha tokë në Golem të Lushnjës

TIRANË, 28 shtator/ATSH/ Në njësinë adiministrative Golem të Lushnjës vijon puna për rehabilitimin e kanalit kullues.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna për rehabilitimin e kanalit kullues “Golem” më një gjatësi prej 5 200 m.

Denaj tha se “po vijojnë punimet për rehabilitimin e kanalit kullues ‘Golem’, i cili shërben për kullimin e një sipërfaqeje prej 2500 ha në njësinë administrative Golem, bashkia Lushnjë, me një gjatësi prej 5200m”.

Sistemimi i kanaleve vaditëse dhe kulluese ka rritur produktivitetin e tokave bujqësore në fshatrat e Lushnjës. Ndërkohë që investimet në përmirësimin dhe rehabilitimin e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit në fushën e bujqësisë, po vijojnë me prioritet në të gjithë vendin, veçanërisht në rajonet me potencial të lartë prodhimi.

/k.s/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›