E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH Sistemi bankar i pasigurt rriten kredite e pakthyera



Ervin KOCI- Bankat qe operojne ne vendin tone jane te shendosha financiarisht dhe te qendrueshme por ato duhet te tregojne kujdes ne dhenien e kredive per te evituar huadhenien tek ata individe apo biznese qe nuk jane te sigurt. Ky ka qene rekomandimi i bere dje nga Banka e Shqiperise sipas te ciles institucionet bankare private duhet te shmangin rritjen e metejshme te nivelit te kredive te pakthyera. Keto konstatime jane bere nga BSH-ja ne raportin e stabilitetit financiar. Banka vlereson se ne fund te pjeses se pare te ketij viti gjendja financiare e sektorit bankar ishte e qendrueshme. Likuiditeti eshte rritur dhe po ashtu edhe norma e fitimit te bankave. Gjate ketij viti vihet re gjithashtu se rreziqet qe kercenojne sistemin tone bankar jane ulur. Kjo fale edhe permiresimit te zhvillimeve ekonomike nderkombetare.

Cilesia e kredive
Ne raportin e saj BSH-ja thekson se bankat duhet te vazhdojne monitorimin e kujdesshem te ecurise se cilesise se kredive dhe te krijojne ne kohen e duhur fondet perkatese rezerve. Strukturat ne banka duhet te vleresojne perqendrimin e kredive me probleme ne sektore dhe ne kredimarres te caktuar. Subjektet kredimarrese qe gjenden ne veshtiresi te perkohshme por qe kane nje projekt te vlefshem i cili garanton kthimin e kredise duhet te mbeshteten duke respektuar kerkesat e kuadrit rregullativ. Ne rastet kur kjo mundesi paraqitet e ulet strukturat perkatese ne banka duhet te zbatojne te drejtat e parashikuara ne kontrate per te rimarre vleren e kredise.

Kredite per shtepi
Bankat po i kushtojne me shume vemendje tregut te kredise per shtepi. Sipas informacioneve nga disa banka te nivelit te dyte segmenti i kredise per individe paraqet parametra cilesore me te kenaqshem krahasuar me kredine per biznesin. Kredia per shtepi shenon nje perqindje shume te ulet te kredive me probleme dhe kjo eshte nje nga arsyet pse bankat po perqendrohen me shume te ky produkt. Sipas bankave private kerkesa e individeve per kete produkt eshte mjaft e larte por problem mbetet sigurimi i garancive. Gjate muajit gusht sistemi bankar dha 1.5 miliard leke kredi per blerjen e pasurive te paluajtshme dhe ne total portofoli i kredise arriti ne 97.8 miliarde leke.

Ekspertet Luhatjet e euros shqetesuese

Monedha e perbashket europiane shenoi nje rritje te ndjeshme kundrejt lekut ne fund te muajit shtator e kete trend po e ruan edhe keto dite. Ekspertet thone se shkaqet jane dy forcimi i euros ndaj dollarit ne tregun nderkombetar dhe largimi i emigranteve nga Shqiperia pas zezonit veror. Rritja e euros eshte sezonale vjen pas largimit te emigranteve. Po ashtu forcimi i euros ndaj dollarit jep ndikim ne Shqiperi pasi shume mallra importohen nga BE- deklaron eksperti i ekonomise Ardian Civici. Ekspertet thone se luhatjet e euros dhe forcimi i kesaj monedhe ne te tilla nivele eshte shqetesues. Futja e euros si monedhe kombetare do ti shmangte rreziqet qe vijne nga keto fenomene. Sipas Civicit pasi ekonomia te arrije pjekurine e duhur atehere duhet pare mundesia per aplikimin e euros ne vend te lekut. Aktualisht ne tregun vendas sipas BSH-se 1 euro kembehet me 1382 leke nderkohe qe ne muajin shtator u kembye me 1364 leke duke u rritur me afro dy pike. Nivelin me te ulet per kete vit euro e arriti ne muajin gusht ku u kembye me 1348 leke. Persa i perket tregut nderkombetar 1 euro kembehet me 138 dollare.

14 Tetor 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›