Akuzat e Priftit per kontrabande nafte nisin hetimet nga Prokuroria
Artan CENA
TIRANE - Akuzat e ish-ministrit Dritan Prifti per kontrabande nafte kane bere qe Prokuroria e Pergjithshme te nise hetimet. Burimet zyrtare nga institucioni i akuzes kane bere te ditur gjate dites se djeshme se Prokuroria e Tiranes dhe Task-Forca kane hapur nje procedim penal per akuzat e leshuara nga Prifti. Ky i fundit e ka akuzuar zv. drejtorin e Policise se Shtetit Agron Kulicaj si te perfshire ne kete aktivitet kontrabande.
HETIMET
Prokuroria nis hetim penal per kontrabanden ne fushen e hidrokarbureve dhe therret ish-ministrin e Ekonomise dhe Energjetikes te jape shpjegime ne cilesine e personit qe ka dijeni per rrethanat e hetimit. Ne njoftimin per shtyp te shperndare dje nga Prokuroria e Pergjithshme thuhet se hetimi ka nisur procedimin penal nr. 4155 viti 2010 per shperdorim detyre dhe kontrabandes. Hetimi eshte bashkepunim i Prokurorise se Tiranes dhe Njesise se Task-Forces kunder krimit ekonomik dhe korrupsionit. Thirrja e deputetit Dritan Prifti per te dhene shpjegime ne cilesine e personit qe ka dijeni per rrethanat e ceshtjes se hetimit eshte nje nder veprimet e para hetimore qe do te beje prokuroria.
Pak dite me pare ish-ministri Prifti akuzoi drejtperdrejt ne nje emision televiziv zevendesdrejtorin e Pergjithshem te Policise Agron Kulicajn se ka lidhje me kontrabanden e naftes Virgin. Sipas Priftit kjo kontrabande realizohej ne bashkepunim me Doganat dhe Tatimet dhe se per keto fakte ai kishte njoftuar edhe kreun e qeverise Berisha. Ne fund te njoftimit per shtyp thuhet se Prokuroria e Pergjithshme eshte e vemendshme ndaj akuzave per korrupsion apo per shperdorim detyre te cilat publikohen ne media apo denoncohen nga qytetaret e partite politike dhe se mirepret cdo informacion te vlefshem qe i sherben luftes kunder ketyre fenomeneve.
DOGANAT
Drejtoria e Pergjithshme e Doganave ka reaguar dje lidhur me hetimet per kontrabanden e hidrokarbureve duke pohuar se hetimet kane nisur para akuzave te bera nga deputeti Dritan Prifti ne media. Drejtori i Pergjithshem i Doganave Flamur Gjumishka pohoi se sipas rezultateve te deritanishme te hetimeve doganore nuk rezulton asnje rast eksporti fiktiv i naftes Virgin. Gjymishka sakteson se deklaratat e fundit doganore te eksportit te naftes ne sistem i perkasin shkurtit te vitit 2009 te cilat jane ne proces investigimi. Duke iu referuar deklarates se Priftit se pas kontrabandes se naftes qendron zv.drejtori i Policise se Shtetit Agron Kulicaj Gjymishka sakteson se nga investigimi i deritanishem nuk rezulton asnje implikim i strukturave te Policise se Shtetit.
Balla Hetimet ndaj Kulicajt nga Prokuroria e jo SHKB //////
TIRANE - Deputeti i Partise Socialiste Taulant Balla u ka bere thirrje serish dje organeve te Prokurorise te nisin hetimin ndaj zevendesdrejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit Agron Kulicaj. Sipas Balles Kulicaj nuk mund te hetohet nga Sherbimi i Kontrollit te Brendshem sepse kjo do te ishte njesoj si ti lije nje te akuzuari per vjedhje te hetoje vetveten. Balla i referohet edhe mbrojtjes qe ministri i Brendshem Lulzim Basha i ka bere Kulicajt. Keshtu qe SHKB-ja nuk mund te hetoje zevendesdrejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit. Deshmia e djeshme e Dritan Priftit per urdhrat qe merrnin grupet e gatshme te policise per te zhbllokuar botet e kontrabandes jane konfirmimi i kesaj perfshirjeje te tmerrshme dhe kriminale te truprojes se Saliut dhe policise se Lul Bashes - u shpreh Balla duke shtuar Dy vite me pare bashkepunetori i Agron Kulicajt ministri Lulzim Basha perdori manovra te ngjashme jo per tu shpallur i pafajshem por per ti shpetuar gjykimit ne lidhje me vjedhjen prej 230 milione eurosh ne rrugen Durres-Kukes. Sipas deputetit socialist nen kujdesin e Lulzim Bashes Agron Kulicaj po perdor te njejtat marifete per ti shpetuar perballjes me drejtesine. Ne cdo vend europian e demokratik ne bote akuza kaq te renda kunder nje zyrtari kaq te larte do te kishin vene menjehere ne levizje organet e akuzes per te provuar vertetesine e tyre. Sot eshte momenti qe Prokuroria shqiptare te na provoje se ajo udhehiqet ne misionin e saj jo nga konsideratat politike por vetem nga ligjet e ketij vendi. Sot eshte momenti qe Prokuroria shqiptare te hedhe drite dhe te zbardhe edhe akuzat dhe deshmite e tjera te Dritan Priftit per vepra penale te ushtrimit te ndikimit te paligjshem apo korrupsionit aktiv te ministrave te tjere te qeverise se Sali Berishes - u shpreh Balla.
Burgaj ne Shkoder kerkon zbardhjen e vrasjes se policit Ndreshaj
SHKODER - Angazhim maksimal te strukturave te Policise ne bashkepunim me Prokurorine per zbardhjen e vrasjes se punonjesit te policise Kole Ndreshaj dhe identifikimin e autoreve te saj ka qene kerkesa e drejtorit te Pergjithshem te Policise Hysni Burgaj gjate analizes 9-mujore te Drejtorise se Policise se qarkut Shkoder. Nga organi i akuzes ne Shkoder nuk ka asnje version zyrtar mbi vrasjen e policit te qarkullimit rrugor Kole Ndreshaj ne fillim te muajit shtator ku hetimet kane ngelur ne nje vend pa zhvillime konkrete rreth pistave te dyshuara motiveve te kesaj vrasjeje dhe autoreve te mundshem te saj. Vrasja e Ndreshajt nuk eshte e vetmja e pazbuluar nga organet hetimore ne Shkoder. Gjate ketij takimi drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit ne menyre te vecante e vuri theksin ne drejtim te treguesve te punes per parandalimin dhe goditjen e kriminalitetit sidomos te disa krimeve me rrezikshmeri te theksuar te cilat kane ndikim te drejtperdrejte ne publik. Numri i madh i vrasjeve te ndodhura ne kete qark qe nga fillimi i ketij viti tregon per nje situate jo te pelqyeshme. Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit u shpreh se e vlereson evidencimin e sakte te veprave penale te ndodhura dhe punen e mire te bere nga blute ne bashkepunim me prokurorite por nga ana tjeter duhen me shume rezultate persa i perket rritjes se zbulueshmerise se veprave penale.
Sherr ne ndeshjen e futbollit vritet emigranti shqiptar
ATHINE - Nje i ri shqiptar 23 vjec eshte ekzekutuar ne ishullin e Samos ne Egjeun Juglindor. Ngjarja ndodhi mbremjen e se martes ne nje lokal ne afersi te portit te ketij ishulli. Ne momentin e ngjarjes ne lokal ndodheshin dhjetera banore te ishullit. 23-vjecari shqiptar u ekzekutua prej dy bashkatdhetareve te tij nga Berati per arsye te dobeta. Burime policore nga ishulli Samos thane se viktima dhe ekzekutoret u perleshen per shkak te nje mosmarreveshjeje gjate nje ndeshjeje futbolli midis tyre. Burimet lokale thane se viktima fillimisht u zu me fjale me dy ekzekutoret te cilet ne vazhdim e qelluan me thike. 23-vjecari u dergua ne spitalin rajonal por mjeket thane se nuk munden ta shpetonin. Njeri prej ekzekutoreve u arrestua ndersa policia ka filluar nje operacion per gjetjen e vrasesit tjeter.
14 Tetor 2010