BSH hedh ne shitje 22.7 miliarde leke bono thesari
Banka e Shqiperise, ne bashkepunim me Ministrine e Financave, do te zhvilloje sot ankandin e radhes per shitjen e bonove te thesarit te qeverise. Sipas Departamentit te Operacioneve Monetare prane kesaj banke, ne kete ankand Ministria e Financave do te ofroje per shitje bono thesari me maturim 3-mujor, 6-mujor dhe 12-mujor, te cilat do te perdoren per Banken e Shqiperise dhe per bankat e nivelit te dyte. Nga totali prej 22.7 miliarde lekesh, 3.3 miliarde do te jene bono me maturim 3-mujor, 6.7 miliarde do te jene bono me maturim gjashtemujor dhe 12.6 miliarde do te jene bono me maturim 12-mujor.
Ne ankandin e zhvilluar javen e kaluar u shiten vetem bono me maturim tremujor, me nje vlere prej rreth 5.3 miliarde leke. Ky ankand do te jete i fundit qe zhvillohet per vitin 2007, ne nje kohe qe Banka e Shqiperise do te