Gjermania, 11.3 milione euro per furnizimin me uje te zonave rurale
Qeveria shqiptare dhe ajo gjermane nenshkruan dje marreveshjen qe i hap rruge zbatimit te nje programi per permiresimin e furnizimit me uje te pijshem te disa qyteteve veriore te vendit. Marreveshja u nenshkrua mes ministrit te Ekonomise Genc Ruli dhe ambasadorit gjerman ne vendin tone, Bernd Borchardt. Projekti me vlere 8.5 milione euro eshte vetem faza e pare e nje projekti qe do te shtrihet me pas dhe ne zona te tjera te vendit. Fillimisht, ai do te perfshije 15 fshatra te rretheve Shkoder, Kukes dhe Diber. Projekti financohet nga banka KFE mbi baza koncesionare ne formen e kredise dhe do te zgjase 7 vjet. Kostoja e pergjithshme e Programit, i cili eshte konceptuar me dy faza, parashikohet te jete 11.3 milione euro. Ne fazen e pare te programit eshte parashikuar ndertimi i rreth 15 ujesjellesve per nje popullsi prej rreth 20-25 mije banore te shtrire ne 20-25 fshatra. Agjencia zbatuese e ketij programi do te jete Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Miratohet raporti per privatizimin e