E Martë, 3 Nëntor 2026

BSPSH, në Shkodër, Kryetari i sindikatës: Duhen kontrolle në fasoneri, nuk respektohet paga minimale

Sipas Bashkimit të Sindikatës së Pavarur, 55 përqind e fuqisë punëtore është e pa punë në Shkodër.

Kryetari i kësaj sindikate Albert Tuka në mungesë të protestës zgjodhi të japë një deklaratë për mediat në Ditën e Punëtorëve.

“Janë pa punë për shumë arsye sepse vijnë punëdhënës me kritere. Dhe ata që çojmë ka ankesa, pasi nuk marrin as pagën minimale. Ajo që na bën të lumtur meqë është dhe sezon turistik, vetëm Velipoja dhe turizmi do të rrisë papunësinë”, tha ai.

Tuka thotë se po hartohet drafti i cili do dërgohet për miratim në parlament që ka të bëjë me rritjen e pensioneve.

“Kemi bërë kërkesë që pecionet mos të jenë më të vogla se 400 mijë lekë:.

Sindikata kërkon më shumë inspektime veçanërisht tek fasoneria pasi sipas tyre pronarët abuzojnë duke mos respektuar as pagën minimale ndaj punonjësve.

Gazetar: M. Gjoni

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›