BUDAPEST – Pistorius takohet me homologun hungarez, në fokus bashkëpunimi në mbrojtje

BERLIN, 25 shtator /ATSH-DPA/- Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius do të zhvillojë sor në Hungari bisedime për bashkëpunimin ushtarak mes dy vendeve.
Sipas Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, Pistorius do të takohet me homologun e tij të ri hungarez, Romulusz Ruszin-Szendi.
Pas takimit, të dy ministrat pritet të bëjnë një deklaratë publike.
Gjermania dhe Hungaria kanë tashmë disa programe bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes.
Bisedimet zhvillohen në një kohë kur Hungaria po modernizon forcat e saj të armatosura, ndër të tjera edhe me sisteme dhe pajisje ushtarake të prodhuara në Gjermani.
Sipas burimeve, gjatë qeverisjes së mëparshme të Viktor Orban, i cili ka mbajtur qëndrime miqësore ndaj Moskës, bashkëpunimi i Hungarisë me vendet evropiane dhe NATO-n ishte shpesh i vështirë.
Me qeverinë e re, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes mund të zgjerohet. //a.i/