E Diel, 1 Nëntor 2026

Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, ndeshje miqësore futbolli

TIRANË, 25 shtator/ATSH/ Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar zhvilluan një ndeshje miqësore futbolli, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve të miqësisë, respektit dhe bashkëpunimit mes dy vendeve aleate në NATO.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se aktiviteti sportiv synoi të përcjellë frymën e bashkëpunimit dhe aleancës përmes sportit.

Në fushën e lojës, ashtu si në misionet e përbashkëta, puna në grup, disiplina, solidariteti dhe respekti për rregullat u cilësuan si vlera që bashkojnë dy forcat e armatosura.

“Miqësia na bashkon. Aleanca na forcon!”, thuhet në mesazhin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndeshja miqësore u zhvillua në frymën e Fair Play-t dhe shërbeu si një tjetër mundësi për forcimin e lidhjeve mes efektivëve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe homologëve britanikë.

/gj.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›