E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BUDAPEST – Scholz: I hapur për të negociuar për datën e votëbesimit

BUDAPEST, 8 nëntor /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se ishte i përgatitur për të negociuar për datën e votëbesimit në qeverinë e tij, pas prishjes së koalicionit të tij tripartiak.

“Duhet ta diskutojmë datën sa më qetë që të jetë e mundur”, tha Scholz në një samit joformal të BE-së, në Budapest.

Scholz ka propozuar mbajtjen e votëbesimit në Bundestag, Dhomën e Ulët të parlamentit të Gjermanisë, më 15 janar. Kjo ka të ngjarë të nënkuptojë zgjedhje të reja në mars.

Megjithatë, partitë opozitare kanë kërkuar që votëbesimi të mbahet sa më shpejt, madje edhe javën e ardhshme, në mënyrë që zgjedhjet e reja të zhvillohen më herët.

Kancelari tha se donte që partitë demokratike të Gjermanisë të arrinin një mirëkuptim mbi ligjet që mund të miratohen këtë vit – përpara se të binin dakord për datën e votëbesimit.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›