E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

LONDËR – BM: Rusia ka rritur sulmet me dronë në Ukrainë

LONDËR, 8 nentor /ATSH-DPA/- Numri i sulmeve ruse me dronë në Ukrainë është rritur ndjeshëm muajin e fundit, tha sot Ministria Britanike e Mbrojtjes.

“Sipas shifrave të saj, rreth 2 000 dronë luftarakë pa pilot u përdorën kundër objektivave ukrainas në tetor, nga 700 në shtator”, tha ministria.

Sipas ministrisë rritja e tyre i atribuohet investimeve të larta ruse në lloje të ndryshme dronësh dhe zgjerimit të vendeve të nisjes se tyre.

“Nëse prodhimi i dronëve vazhdon pa pengesa, mungesa e personelit do të ishte faktori më i mundshëm që kufizon përdorimin më të gjerë”, Ministria Britanike e Mbrojtjes.

Ministria Britanike e Mbrojtjes ka publikuar rregullisht informacion mbi rrjedhën e luftës që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022.

Moska ka akuzuar Britaninë e Madhe për përhapje të dezinformatave.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›