E Diel, 1 Nëntor 2026

BUKURESHT – Rumania shpall konsullin e përgjithshëm rus ”persona non grata” pas rrëzimit të dronit

BUKURESHT, 29 maj /ATSH-AFP/ – Rumania shpalli sot konsullin e përgjithshëm rus në Konstancë ”persona non grata” dhe njoftoi mbylljen e konsullatës ruse në qytetin buzë Detit të Zi pasi një dron u rrëzua, duke plagosur dy persona në një pallat apartamentesh.

”Rusia mban përgjegjësi të plotë për këtë incident të paprecedentë pranë kufirit me Ukrainën”, tha presidenti rumun Nicusor Dan në një fjalim të transmetuar në internet.

“Konsulli i përgjithshëm rus në Konstancë është shpallur person non grata dhe konsullata e përgjithshme ruse në Konstancë do të mbyllet”, theksoi ai./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›