E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BULLGARI – Një qeveri e re në horizont pas zgjedhjeve të shtata parlamentare në tre vjet e gjysmë

SOFJE, 15 janar /ATSH-DPA/ – Një qeveri e re është në horizont në Bullgari pas zgjedhjeve të shtata parlamentare në tre vjet e gjysmë.

Aleanca pro-perëndimore GERB-SDS ka njoftuar një koalicion të larmishëm trepartiak dy muaj e gjysmë pas fitores së tij zgjedhore, me presidentin Rumen Radev që emëron ish-kryetarin e parlamentit Rosen Zhelyazkov si kryeministër.

Zhelyazkov prezantoi një qeveri të pakicës së përbërë nga partia e tij e qendrës së djathtë GERB-SDS, socialistët dhe partia populiste ‘’Ka një popull të till뒒 (ITN).

Ai tha se tashmë është nënshkruar një marrëveshje koalicioni. Parlamenti do të votojë për qeverinë e re ditën e enjte.

Zhelyazkov tha se mbështetja e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS), një parti që përfaqëson turqit etnikë në Bullgari, ishte marrë gjithashtu për të siguruar një shumicë efektive në parlament.

Me mbështetjen e DPS-së, blloku qeverisës do të fitonte një shumicë prej 126 vendesh në parlamentin prej 240 anëtarësh.

Gjithsej tetë blloqe politike përfaqësohen në parlamentin e fragmentuar.

Zgjedhjet e 27 tetorit ishin të nevojshme sepse nuk u bë e mundur formimi i qeverisë pas zgjedhjeve të mëparshme të 9 qershorit.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›