Babai i Nazime Vishës: Vajza nuk është penduar që vrau Fiqiri Muçën
Një vit pas ngjarjes së rëndë, ku Nazime Visha qëlloi për vdekje Fiqiri Muçon, babai i vajzës së dënuar me burg thotë se ajo nuk është penduar për krimin.
Duke folur për GSH, Beqir Visha thotë: E kam takuar rrallë vajzën sepse jam larg dhe mundësitë ekonomike bëjnë të vetën. Kam edhe dy fëmijët e vegjël, që duhet tu qëndrojmë pranë. Por sa herë kam mundur, kam shkuar te burgu dhe e kam takuar.
Nazimja nuk është penduar. Më ka thënë do bëj 101 vite burg, por mora hakun tim. Nuk është e vërtetë që Nazimja ka qenë e lidhur me Fiqiriun. Ai e mashtroi, e mori më qafë./ep