Babai i Rihanna-s po brengoset për të bijën

Babai këngëtares, Rihanna po brengoset për shëndetin e të bijës sipas tij për faktin se lidhja e saj e komplikuar me Chris Brown po ndikon edhe në shëndetin e saj.
Këngëtarja ka anuluar një sërë koncertesh të turneut të saj ‘Diamonds’ për shkaqe shëndetësore gjatë muajve të fundit. i ati saj, Ronald Fenty beson se ajo duhet pushojë pak nga puna e tepërt dhe kujdeset për shëndetin e saj.
'Mendoj se ajo ka nevojë të pushojë paksa. Nëse ajo punon kaq shumë mund të ndikon keq në shëndetin e saj, ka thënë Ronald për revistën britanike ‘Heat’.
Sipas disa burimeve, lidhja në mes të Rihannas dhe Chris po përjeton krizë sërish pasi që, ish i dashuri i këngëtares, reperi Drake diskutoi për mardhënien e tyre në një emision në radio./Indeksonline/