E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Babai i Sheikut që do United: S’jam tifoz, por investitor, nuk

United është vetëm çështje biznesi për familjen e Sheikut Jassim bin Hamad Al Thani. Një fakt të tillë e ka treguar i ati, Jassim bin Jaber Al Thani gjatë një interviste të dhënë për “The David Rubenstein Show” në “Bloomberg TV”.

“Unë nuk jam tifoz futbolli dhe ky investim nuk më pëlqen aspak. Por disa prej djemve të mi duan ta bëjnë, madje mbi këtë temë kemi diskutuar shumë herë. Ata po mundohen shumë që të marrin kontrollin e United. Unë nuk kuptoj shumë nga kjo fushë”, tha Sheiku Jassim bin Jaber Al Thani.

(David Rubenstein dhe Sheiku Jassim bin Jaber Al Thani)

“Për ta thjeshtëzuar le të themi se unë jam vetëm investitor në këtë histori. Nëse një ditë ky investim do të rezultojë i suksesshëm atëherë gjithçka do të jetë mirë, por nëse gjërat shkojnë keq atëherë nuk mund ta konsideroj as si një aksion për t’i bërë reklamë vendit tonë”, tha ish-krteministri i Katarit duke përjashtuar një herë e mirë hipotezën e hedhur në media se blerja e aksioneve të familjes Glazer ishtë pjesë e një lëvizjeje për t’i bërë reklamë shtetit të vogël të Gjirit Persik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›