E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ben Chilwell në “radarët” e Manchester City-t

Manchester city ka hedhur sytë nga Chelsea dhe kërkon tashmë me patjeter shërbimet e një prej lojtarëve të tyre. Bëhet fjalë pikërisht për Ben Chilëell i cili pritet të largohet nga Chelsea pas tre viteve qëndrim në Londër.

Mbrojtësi anglez nuk ka qenë zgjedhje e parë këtë edicion të Chelsea dhe disa dëmtime kanë bërë që ai të mbetet jashtë formacionit bazë por edhe vetë Potter e ka pranuar se nuk e sheh këtë lojtar në planet e tij si një lojtar kyç që mund të jetë vendimtar.

Futbollisti anglez ka zhvilluar 18 ndeshje këtë sezon, duke realizuar një gol e duke asistuar në dy të tjerë. Ekipi kampion në fuqi i Anglisë, Manchester City ka shprehur interesin për transferimin e anglezit. Pep Guardiola e pëlqen shumë anësorin dhe dëshiron ta ketë në radhët e tij pas largimit te Joao Cancelo-s. “Fichajes” ka raportuar se te Chelsea janë të gatshëm të heqin dorë nga anglezi nese vjen një ofertë mbi 40 milionë euro. 

Cancelo veshtirë se do të rikthehet në “Etihad Stadium” dhe Pep e do me çdo kusht Chilëell-in për krahun e majtë të mbrojtjes megjithatë të gjitha ngelen për tu vendosur gjatë merkatos së verës së çfarë negociatash do të arrijnë të bejnë të dyja ekipet pikërisht për lojtarin Ben Chillwell. S.M.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›