E Diel, 1 Nëntor 2026

Babai i foshnjes ne epruvete merr Nobel-in

Cmimi Shperblehet njeriu qe me gjenialitetin e tij beri miliona cifte te lumtura

Britaniku Robert Eduards ka fituar Nobelin e Paqes per vitin 2010 ne mjekesi te henen per zhvillimin e fertilizmit ne epruvete nje zbulim madhor qe ka ndihmuar miliona cifte infertile qe te realizonin endrren e tyre per te pasur edhe ata si te tjeret pasardhes. Nje nder dhjete cifte e kane te veshtire te kene femije ne rruge te natyrshme. Deri ne vitin 1978 nuk mund te beje asgje kunder kesaj traume. Pastaj erdhi surpriza e 25 korrikut. Louise Brown erdhi ne jete e shendetshme me operacion cezarian. Ajo eshte e para foshnje e lindur me fekondim artificial njeriu i pare i krijuar ne epruvete. Meqenese krijoi per kete bazat qe i zbatoi edhe ne praktike britaniku 85-vjecar Robert Edwards merr tani cmimin Nobel te Mjekesise. Idete e tij te para per fekondimin artificial ne epruvete e kane burimin ne fillimin e viteve lsquo50-te shkruante Edwards ne gazeten Nature Medicine titulli i kujtimeve Rruga e veshtire e fekondimit artificial te njeriut IVF In Vintro Fertilisation. Fillimisht ai kreu studime ne Universitetin e Edinburgut me embrione minjsh. Minjve nena u jepeshin hormone per te prodhuar shume veze. Hormonet jane kryesoret permes se cilave edhe njeriu rregullon zhvillimin e pjekjen e vezoreve te tij. Ne eksperimentet e shumta me kafshe ai mesoi qe ti perdorte per synimet e tij. Shpejt interesi i tij u spostua nga studimet e disiplinave fundamentale ne studimet klinike. Provat per indet e vezoreve te njeriut i mori nga pacientet e gjinekologes Molly Rose e cila ndihmoi edhe ne lindjen e dy vajzave te tij. Keshtu ai kishte nje burim ku te merrte vezore- i rralle dhe i kushtueshem. Pak nga pak arriti te mesonte se cfare temperature cfare lendesh ushqyese apo me cfare vlere pHnevojitej qe te piqeshin qelizat. Puna ecte edhe fekondimi artificial i njeriut dukej i mundur. Me kete synim te shpallur Edwards nisi bashkepunimin me gjinekologun Steptoe. Ai ishte pionier dhe ekspert i laparoskopise qe mundeson kontrollin ne zgavren e barkut me aparatura optike. Ne punuam se bashku 20 vjet deri ne vdekjen e tij ne vitin 1988. Ai me ka mesuar mjekesine shkruante Edwards i cili jeton sot ne nje azil pleqsh. Ndoshta te dy do ta kishin ndare edhe cmimin me te larte te mjekesise por parate medaljet dhe autoritetin komiteti i cmimit lsquoNobel nuk i jep pas vdekjes. Edwards nuk le asnje dyshim per rolin e bashkepunetorit te tij. Ai konsiderohet nderkohe si pionieri i vertete i endoskopise dhe natyrisht i IVF. Steptoe merrte vezoret Edwards i kultivonte dhe i fekondonte. Qelizat ndaheshin disa here dhe krijonin keshtu embrionet e deshiruara ne stadin fillestar deri ne stadin me tete qeliza gje qe shihej me admirim nga studiuesit. Nuk do ta harroj kurre diten kur pashe ne mikroskop dhe zbulova dicka te cuditshme ne kulture kujton Edwards ne vitin 2008. Une pashe ne mikroskop dhe ajo qe pashe ishte nje blastozyste njeriu qe veshtronte lart nga une. Vepra e te dyve nuk mbeti pa u vene re fundja ne duart e tyre u krijua jete e re - nen mikroskop jashte mitres se nenes jashte rruges natyrore. Njerez kritike te kishes dhe etikes mjeke u shprehen kunder jetes ne epruvete. Te tjere e mbeshtesnin si kryepeshkopi ne Tbilis ne kryeqytetin e Gjeorgjise. Edwards tregon Ai beri menjehere nje mbledhje ne katedralen e tij per te pergatitur mjeke gjeorgjiane per IVF In Vintro Fertilisation. Kritiket kishin frike se do te krijoheshin foshnja me te meta dhe akuzuan mjekesine se duan te perftojne material per eksperimente. Keshilli britanik per studime mjekesore MRC ne vitin 1971 refuzoi kerkesen e dy shkencetareve per ti mbeshtetur ne periudhe afatgjate - puna u vazhdua me para te mbledhura privatisht. Transferimet e embrionit filluan ne vitin 1972 suksesi nuk u arrit menjehere. Lesley Brown-it vezorja iu vendos ne fazen teteqelizore shtatzenia u realizua dhe pastaj lindja historike. Eumlshte e veshtire ta pershkruash me fjale se cfare do te thoshte kjo lindje per mua dhe per ekipin e mrekullueshem qe me mbeshteste thote Edwards. Cmimi per britanikun nuk vjen papritur. Keshtu u shpreh kryetari i shoqates federale te qendrave te mjekesise reproduktive ne Gjermani Ulrich Hilland Qe Edwards ka marre cmimin gezon natyrisht secilin qe ka hulumtuar dhe punuar ndonjehere ne fushen e mjekesise riprodhuese. Duhet thene Me ne fund. Edhe nena Lesley dhe vajza Louise Brown deklaruan pas dhenies se cmimit te henen Keto jane te reja fantastike mamaja dhe une jemi te lumtura qe njeri nga pionieret e IVF ka marre nderimin qe meriton. Kete pa dyshim qe e shohin keshtu edhe miliona prinder dhe femije te tjere. Nuk ka asgje me te rendesishme ne jete sesa nje femije i yti thoshte Edwards. Si baba i gjashte vajzave ai duhet ta dije kete.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›