E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babai i saj u zbulua në grupin kriminal që falsifikonte vizat, jep dorëheqjen zv-ministrja e Arsimit

lorena zv ministrePërfshirja e babait të saj në grupin kriminal që merrej me falsifikime vizash dhe pasaportash, ka sjellë dorëheqjen e zv. ministres së Arsimit Lorena Haxhiu.

Si pasojë e shkeljes së ligjit nga ana e babait të zv. ministres, Departamenti Amerikan i Shtetit ka marrë vendim ti ndalojë familjes së saj hyrjen në SHBA, raporton abcnews.

Lorena Haxhiu u votua më 13 shkurt 2019 nga Këshilli i Ministrave për të zënë vendin vakant që la Besa Shahini si zv.ministre, ndërkohë që ajo zuri vendin e Lindita Nikollës.

29-vjeçarja ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Shërbimit Rinor pas studimeve në fakultetin e Ekonomisë në Tiranë.

LEXO EDHE:

Grup i strukturuar kriminal, viza false dhe trafik drejt SHBA-së, policia zbardh detajet: Ja 15 të arrestuarit dhe si bashkëpunonin

Aksion në disa qytete/ Falsifikim vizash për SHBA e Kanada, 20 të shoqëruar. Pjesë e rrjetit dhe punonjës të Rinasit. Detajet e para

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›