Guximi im kapërcen çdo imagjinatë kur, Presidenti Meta zbulon skenarin: Objektiv i tyre jam edhe unë
Presidenti Ilir Meta paralajmeroi sonte se eshte gati te beje cdo gje kur rrezikohet demokracia ne Shqiperi.

“Askush nuk duhet ta mendoje te provokoje guximin tim, se eshte nje guxim qe kapercen cdo imagjinate, por per interesin e vendit, jo per arsye personale e arsye qe me spostojne mua nga detyra e misionin, e kam thene qe jam misionar ne kete detyre, ku ka ndodhur en Shqiperi te kete nje President ne kete situate. Une i paralajmeroj gjerat. Kur kercenohet ne menyre fatale demokracia ne Shqiperi jam gati per cdo gje, por jo vetem”, tha kreu i shtetit ne Syri tv.
I pyetur pse nuk shkuat ta mbroni fizikisht teatrin, sepse ka me vete Garden e Republikes, Meta tha se “këto konflikte që stisen, ky degradim, degjenerim, gangsterizëm që e largon Shqiperine nga BE s’është thjesht për fuqinë e një regjimi gangster por edhe për defaktorizimin e Kosoves”.
“Forcën fizike timen e di apo jo, por forca në radhë të parë s’është fizike është mendore e psikike.
Unë e shpreh forcën atëherë kur duhet dhe për interesin më të madh të vendit a më tepër në pozicionin që kam e s’mund të provokohem sikurse kam edhe më parë kur duan armiqtë e Shipërisë, po e them këtë, këto konflikte që stisen, ky degradim, degjenerim, gangsterizëm që e largon Shqiperine nga BE s’është thjesht për fuqinë e një regjimi gangster por edhe për defaktorizimin e Kosovës, objekti i këtyre armiqve jam edhe unë.
Ata kanë problemin me qëndrimin tim në raport me Shqipërinë e Kosovën, për dialogun Kosovë-Serbi me stabilitetin e rajonit, pra një grup gangsterësh lokal e ndërkombëtar me kaubojsa që mund ta kenë kënaqësi të vriten shqiptaret e të legjitimojë me gjakun e shqiptareve një regjim diktatorial e të thonë s’kemi ca bëjmë se ketë janë terrorist e të bëjnë totalisht lojën e dikujt tjetër.
Ua kam thënë e më parë e do ju them edhe më shumë, para zgjedhjeve u thashë që Shqiperia po nuk pati zgjedhje gjithëpërfshirëse ska cekje negociatash në tetor? E patë si shkoi. Nuk ua them dot të gjitha, ca gjëra do i ruaj se nuk thuhen të gjitha“.