E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Babai lë fëmijën vetëm në shtëpi, harron edhe çelësin brenda, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një vajzë tre-vjeçare ka mbetur e bllokuar në një banesë  në katin e pestë të një pallati në qytetin e Fierit.

Ajo ishte lënë vetëm nga i ati, i cili kishte dalë jashtë për të bërë pazar, por kishte harruar çelësin brenda.

Të qarat e fëmijës alarmuan fqinjët, të cilët lajmëruan policinë. Forcat zjarrfikëse u detyruan të hyjnë në banesë nga ballkoni, duke qetësuar fëmijën e duke bërë të mundur edhe hapjen e derës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›