E Martë, 3 Nëntor 2026

Baçi: Rezoluta e PE njohu shqetësimet e opozitës

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi në emisionin “3D” u shpreh se sipas tij Rezoluta e PE njohu shqetësimet e opozitës. Sipas tij ndërkombëtarët janë sensibilizuar se bllokimin e parlamentit apo komisioneve nuk e bën opozita, por mazhoranca duke mos pranuar vendin që i takon opozitës.

“Më duhet të them që Rezoluta është një përgjigje e mirë për të gjithë ata që kanë anatemuar lëvizjen, aksionin opozitar që ka bërë PD-ja. Çfarë suksesi pati aksioni jonë që shpeshherë jemi anatemuar për bllokim parlamenti, komisionesh etj. Sensibilizimin e ndërkombëtarëve që arritën të kuptonin se bllokimin nuk e bën opozita, por mazhoranca. Përgjegjësi për mosmbarëvajtjen e parlamentit patjetër që kanë faj të gjitha palët. Sepse është paaftësia jonë që i kemi lënë hapësirë mazhorancës, që të ndërhyjë tek opozita, të krijojë një grup deputetësh atje që ata të kapen dhe mos ta pranojnë opozitën si vendi që i takon.  

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›