E Martë, 3 Nëntor 2026

Shpërthen Visha, fyen Berishën: Ai kafshë, të përgjigjet për vrasjet e ’97-tës!

I ftuar në emisionin “3D” në RTSH, avokati Saimir Visha është shprehur me tone ofenduese ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ky i fundit i ndodhur nën masën e “arrestit të shtëpisë”. Për Vishën, Berisha duhet të përgjigjet për vrasjet e ’97-tës si edhe të 21 janarit dhe jo t’i kërkojë llogari SPAK-ut.

“Nuk arrij të kuptoj se ç’lidhje ka ish-kryeministri me pronat. Ai duhet të përgjigjet për vrasjet që janë bërë në ’97-tën. Duhet të përgjigjet për ato vrasje edhe për ato të 21 janarit, ca lidhje ka ai me pronat e me partizanin. Ai kafshë ka vrarë motra dhe vëllezër në ’97-tën. Ça lidhje ka ai t’i kërkojë llogari SPAK-ut. Ai duhet të jetë i kënaqur që të rrijë arrest shtëpie pasi meriton çdo gjë”. tha Visha.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›