Baci ne aksion
Njohja e pavaresise nga Hondurasi e cila u shpall nga Ministria e Jashtme e Kosoves me 3 shtator pas nje bisede telefonike mes Ministrit Hyseni me homologun e tij nga Amerika Qendrore ka ritheksuar rivalitetet e vjetra rreth procesit te njohjeve.
Ministria e Jashtme e Kosoves ne njoftimin e saj per njohjen nga Hondurasi kishte nisur nje fotografi montazh te dy ministrave - Hysenit dhe Mario Canahuati. Me kete imazh te pazakonte MPJ po jepte edhe porosine se kush edhe eshte meritor per njohjen nga Hondurasi.
Te njejten dite lideri i AKRse Behgjet Pacolli po ashtu ka shfaqur pretendimet per kontributin e tij ne kete ceshtje.
Sido qe te jete MPJ e Kosoves e ka renditur Hondurasin si vendin e shtatedhjete qe ka njohur pavaresine por asnjehere nuk ka derguar letren zyrtare qe konfirmon kete.
Nje leter te tille te shtunen e ka shperndare AKR e Behgjet Pacollit.
Letra qe ka prezantuar Pacolli i drejtohet Presidentit te Kosoves Fatmir Sejdiu. Ate e ka shkruar Presidenti i Hondurasit Porfirio Lobo Sosa. Ne kete leter qe eshte e shkruar ne gjuhen spanjolle konfirmohet njohja e pavaresise nga Hondurasi. Ndersa Presidenti i Hondurasit eshte kujdesur qe aty te jete edhe emri i Behgjet Pacollit ku pershkruhet si deputet dhe perfaqesues i Republikes se Kosoves. Kjo leter nga Presidenti i Hondurasit eshte nenshkruar te shtunen pas vizites se Pacollit ne Honduras.
Drejtues te AKRse te shtunen kane shpalosur kete leter ne nje konference per media.
Nenkryetari i AKRse Ibrahim Gashi ia ka atribuuar meritat per njohje AKRse.
Ai ka akuzuar institucionet e Kosoves se nuk po koordinojne lobimin me Pacollin.
Ne konfirmojme vendimin nga Republika e Hondurasit per njohjen e Republikes se Kosoves si shtet i pavarur dhe sovran. Nota i adresohet homologut te tij. Presidenti ia dergon homologut te tij Presidentit te Kosoves zotit Fatmir Sejdiu te cilen ne sot sapo e morem ka thene Gashi.
E Pacolli gjate vizites ne Honduras eshte kujdesur per imazhin e tij. Ai ka bere fotografi duke hipur ne aeroplanin privat i cili e ka derguar drejt Amerikes Qendrore e madje ka derguar edhe fotografi te Presidentit te Honduras duke nenshkruar letren e njohjes.
Institucionet e vendit nderkaq te shtunen nuk kane treguar nese kane marre letren e njohjes nga Hondurasi.
Zevendesministrja e Jashtme Vlora Citaku e pyetur nga Express nese eshte konfirmuar njohja nga Hondurasi nuk ka pranuar te flase me te degjuar emrin e Pacollit.
Nuk dua te flas per Pacollin jam ne New York. Kontaktojeni Zedhenesen ka thene Citaku ne nje prononcim per gazeten.
Ne Presidence po ashtu nuk kane shume deshire te flasin kur degjojne emrin e Pacollit.
Asnje koment per zotin Pacolli ka thene Xhavit Beqiri zedhenes i Presidentit te Kosoves.
Sejdiu dhe Pacolli ishin perfshire ne nje incident kohe me pare. Kreu i AKRse ne nje bisede per Express kishte treguar se si Presidenti e kishte qortuar permes telefonit duke e akuzuar ate se po e keqperdor emrin e tij neper takime te ndryshme.
Kjo eshte vetem njera nga arsyet pse ne Presidence lobimi i Pacollit nuk shihet me simpati.
Kontributi i secilit qe mund te ndihmoje ne procesin e njohjes eshte i mireseardhur. Kete Presidenti e ka theksuar gjithmone. Absolutisht kontributi i z. Pacolli ne kete rast por edhe i te tjereve qe mund te kene ne procesin e njohjes eshte i mirepritur. Jo vetem prej Presidentit por prej te gjitha institucioneve te Republikes se Kosoves ka thene ai.
E sa per mundesine e lobimit nga Pacolli si i mandatuar nga institucionet duket se askush nuk eshte duke menduar.
Nuk e shoh si ceshtje per te diskutuar per emra individuale ka thene Zedhenesi Beqiri.
Sido qe te jete ne AKR te shtunen zyrtaret kane shpalosur aktivitetin lobues te shefit te tyre. Ata kane thene se Pacolli i cili ka udhehequr nje grup lobistesh prej 22 personave gjate diteve te fundit ne New York ka takuar 36 ambasadore te vendeve anetare te OKBse. Po ashtu ata kane paralajmeruar se njohje te reja do te vijne nga Amerika Qendrore.
Express ka mesuar se numri nje i AKRse ka vazhduar te loboje individualisht neper disa vende te Amerikes Qendrore.
Ne AKR nuk mund te thone nese ndonje njohje e re do te vije per Kosoven por ata presin nga institucionet e Kosoves fjale te mira per Pacollin.
Do te duhej se paku te falenderohej ka thene Ibrahim Gashi.