E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta dhe Blero martohen kete te diel

Aktorja Teuta Krasniqi dhe kengetari Blero do te celebrojne martesen e tyre me nje ceremoni kete te diel.

Ceremonia dasmore do te organizohet ne Hotel Amazona i cili ndodhet ne magjistralen Prishtine - Mitrovice.

Megjithese kane me shume se nje vit qe bashkejetojne madje kane edhe nje vajze cifti ka vendosur qe te organizoje ceremonine dasmore e cila thuhet se do te jete kryesisht familjare.

Ne pergjithesi do te jete nje dasme familjare dhe e nje rrethi te ngushte. Te ftuar do te jene mbi 300 mysafire. Kam ftuar kolege dhe shoqeri timen por gjithsesi do te kete miq te mi te cilet jane prej te gjitha sferave ka thene Blero transmeton Zeri Online.

Per argetimin e mysafireve do te perkujdesen grupi Latino Bend si dhe kengetari Labinot Tahiri.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›