"Bad Sex 2008", ne liste shkrimtari Coelho

Prej vitit 1993 deri me sot, cmimi "Bad Sex 2008" u eshte dhene shkrimtareve me emer te madh, te cilet me siguri nuk jane ndjere fort te nderuar.
Cmimi ka te beje me skenen me te keq te seksin ne nje roman.
Per motivacionin, Waugh shpjegoi: Ky cmim eshte per te terhequr ne menyre delikate vemendjen e autoreve dhe redaktoreve ne lidhje me skenat e seksit, te cilat shpesh jane pa shije, ndonjehere edhe siperfaqesore ne romancat moderne.
Kandidatet
Ne listen e shkurter te ketij viti, gjenden edhe emra te medhenj te letersise boterore nga Simon Montefiore per Sashenka-n, Isabel Fonseca per Attachment deri te Paulo Coelho per Brida-n. Nuk eshte lene jashte edhe nje autor i cili krijon vepren e tij te pare romantike, Alastair Campbell. Ky person ka qene drejtori i komunikacionit strategjik ne ekipin e Tony Blair dhe nje prej arkitekteve te New Labour.
Paulo Coelho, nderkohe mund te marre cmimin "Bad Sex 2008" me kete pasazh: Ne momentin kur Evau u rizhyt ne trupin e Adamit, dy gjysmat u bene Krijimi. Me ne fund ajo nuk arriti te kontrolloje boten perreth saj".
Fituesi i cmimit "Bad Sex 2008" do te njoftohet ne 25 nentor ne Londer.