E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Quantum of Solace”, premiere ne Tirane

Ka mberritur ne Tirane e aventura e 22-te e agjentit 007, James Bond, nepermjet filmit “Quantum of Solace”, qe po shfaqet ne kinema “Millennium”, paralelisht me kinemate e tjera ne bote.

Ne premiere ishin te pranishem artiste, gazetare dhe fansa te agjentit. I trajtuar si nje vazhdim i filmit te meparshem, “Casino Royale”, filmi i fundit sjell nje James Bond, intepretuar serish nga Daniel Craig, te lenduar nga humbja dhe tradhetia e gruas qe dashuronte, Vesper.

I dyjezuar mes hakmarrjes personale dhe drejtesise, Bond ne “Quantum of Solace”, me regji te Marc Foster, eshte ne kerkim te zbulimit te tradhetise dhe ndalimin e nje businessman-i qe kerkon te marre kontrollin e nje prej burimeve natyrore me te rendesishme ne bote. Fati i tij do te nderthuret me ato te dy vajzave “Bond girl”; njera hakmarrese dhe e perqendruar ne qellimin e saj, intepretuar nga ukrainasja Olga Kurylenko, ish modele dhe tjetra e embel e joshese, interpertuar nga Gemma Arterton.

“Quantom of Solace” eshte i vetmi film i sages se Agjentit 007, qe vjen si vazhdimesi e filmit paraardhes. Per te u fol menjehere pas mbarimit te Casino Royale. Xhirimet e filmit u bene ne Panama, Kili, Itali, Austri dhe ne studio.

I mbushur me skena aksion, gjate xhirimeve nuk munguan edhe incidentet e vogla, si plagosja e 2 dublanteve, apo renia ne liqen e makines se Bond-it, Aston Martin. E perfolur ka qene edhe kenga e filmit. Fillimisht ishte menduar te kendohej nga Amy Winehouse. Por problemet e saj me drogen dhe alkoolin bene qe kontrata te anulohej, duke ia lene vendin keshtu Alicia Keys dhe Kack White, qe kendojne per filmin kengen “Another way to die”.

I konsideruar nga kritika si nje vijim i kendshem i filmave Bond, “Quantum of Solace” ne Angli ka arketuar vetem fundjaven e pare te shfaqjes 8 milione dollare, dhe 70 milione pas javes se pare ne SHBA.



Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›