E Diel, 1 Nëntor 2026

Baftjar Zeqaj: "Shqiperia eshte kulture" rizgjon Apolonine

Duke nisur qe nga ky vit, per t'u bere me pas tradite, nje festival me permasa mbarekombetare (me vone edhe nderkombetare) do te "rizgjoje" qytetin e Apolonise ne Fier, nen logon "Shqiperia eshte kulture". Te rinjte e talentuar te Shqiperise, nga mosha 16-25-vjecare, mund te regjistrohen deri ne daten 30 prill 2010, per te konkurruar ne shume gjini (muzike, valle, art viziv etj) ne nje festival qe organizohet nen iniciativen e vecante te Universitetit Europian per Turizmin. Fituesit, te kryesuar nga fituesi i madh, do te kryejne me pas nje udhetim qe do te perfundoje ne Bruksel, ku do te perfaqesojne kulturen e vendit tone, si ambasadore te vecante te saj. Ne intervisten e meposhtme ne "KJ" nje nga mbeshtetesit kryesore te ketij projekti ambicioz, kreu i Bashkise se Fierit, Baftjar Zeqaj, shpjegon me detaje sesi ky organizim do t'i rijape jete turizmit ne pergjithesi ne qytetin e Fierit dhe Apolonise ne vecanti.

Bashkia e Fierit, te cilen ju kryesoni, ka marre persiper ne bashkepunim me Universitetin Europian per Turizmin, organizimin e projektit "Shqiperia eshte kulture". Si lindi ky bashkepunim?
Ne kemi vite qe duam ta evidentojme Fierin si qytet te rendesishem te turizmit. Ne pamje te pare, duket sikur Fieri s'ka lidhje me turizmin, por strategjia e zhvillimit te qytetit dhe puna qe kemi bere gjate ketyre viteve ka evidentuar si prioritet kryesor per kete qark turizmin. Duhet kuptuar qe Fieri eshte qendra me e rendesishme dhe me e pasur per nga vlerat arkeologjike dhe historike, eshte qendra qe rrethohet nga Bylisi, Ardenica dhe Apolonia. Duke pasur parasysh keto vlera, bashkia ne bashkepunim me qarkun dhe prefekturen kane organizuar shume aktivitete per te evidentuar Fierin, Apolonine, etj. Por aktiviteti ne fjale eshte permbledhja me e fuqishme, kjo edhe sepse kemi gjetur bashkepunimin me EUFT-ne. Ideja e ketij universiteti, saktesisht e rektorit Salvatore Messina, perputhej plotesisht me perpjekjet qe ne kemi bere gjate ketyre viteve, per te pasur nje ngjarje te madhe, per t'i thene shqiptareve qe Fieri eshte qytet i rendesishem turistik. Besoj se ne kete aktivitet e ne te tjera qe do pasojne, ne do te veme ne jete gjithe mendimin e intelektualeve te Fierit, se ky qark eshte i rendesishem per turizmin. Aktiviteti ne fjale besoj se eshte bere i njohur publikisht ne nje forme apo ne nje tjeter, sidomos per nxenesit e shkollave, pasi eshte nje konkurrim jo si gjithe te tjeret, eshte shume me i mire, sepse zhvillohet ne Odeonin e Apolonise, dhe do te shoqerohet nga shume aktivitete te tjera kulturore. Per me teper, Apolonia nxe shume me teper pjesemarres se cdo teater, qe do te thote se ne pretendoje qe do jene rreth 10 mije pjesemarres nga i gjithe vendi. Procesi i pare ka nisur sakaq, pra konkurrimi eshte duke u zhvilluar dhe ne shohim qe ky aktivitet ka ngjallur interes te nxenesit e shkollave te mesme dhe bashke me EUFT-ne dhe bashkepunetore te tjere jemi duke organizuar pjesen tjeter te ketij aktiviteti qe nga ata qe do te ofrojne ushqimin, pijet etj. Besojme qe do t'ia dalim mbane.

Cili eshte roli juaj konkret ne kete projekt kaq ambicioz?
Me EUFT-ne perpiqemi qe te mbajme peshen ne menyre te barabarte, ne menyre qe rreth nesh te bashkohet qarku, prefektura, komuna Dermenas dhe Ministria e Kultures, vete zv.kryeministri Ilir Meta. Pra, pozicioni im dhe i z. Messina eshte i pandare.

Sa jehone i eshte bere ketij projekti ne qytetin e Fierit?
Besoj se qyteti i Fierit eshte bere i ndjeshem ndaj ketij projekti, edhe permes fletepalosjeve qe ne kemi me shume se 1 muaj qe i shperndajme, jane bere gjithashtu spote publicitare neper mediat lokale. Do te behet gjithashtu me i ndjeshem, sepse nxenesit e shkollave te mesme, pra me shume se 400 familje, do te sistemojne dhe mikpresin pjesemarresit qe do te vijne nga rrethet me kete rast. Ne kete kuptim, besoj se Fieri eshte bere me i ndjeshem se qytetet e tjera.

Juria eshte dukur mjaft e kenaqur me konkurrentet ne kete qark, apo jo?
Patjeter qe qyteti i Fierit eshte shume i rendesishem ne Shqiperi, sepse eshte qyteti i pare arsimdashes. Po te shohim konkurrimet e viteve te fundit ne vendin tone, Fieri ze vendet e para, ndersa me shume se 90% e nxenesve qe mbarojne shkollat e mesme vazhdojne studimet e larte. Por, edhe ne Olimpiadat e Matematike-Fizikes, Fieri pozicionohet shume mire. Pra, Fieri, edhe pertej ketij konkurrimi, ze vend te rendesishem ne Shqiperi.

Dime qe keni ne plan te realizoni se shpejti edhe nje tjeter projekt ambicioz se bashku me EUFT-ne. Mund te na tregoni dicka me teper?
Po, pervec ketij projekti, bashke me Universitetin Europian per Turizmin, ne do te hapim nje dege te ketij universiteti ne Fier, qe do te jete shume interesante sa i perket turizmit. Godina eshte ne perfundim e siper. Nuk behet fjale per nje dege te thjeshte, por ne duam qe ne kete qytet te krijojme modelin e turizmit per gjithe Shqiperine.

Cilat jane pritshmerite tuaja ne lidhje me rivitalizimin e turizmit ne kete qark, duke qene se aty nderthuren shume bukur arkeologjia, historia dhe bregdeti, natyrisht.
Kuptohet qe ky eshte vetem viti i pare, pretendojme qe ne kete festival do te kete profesore te Ballkanit e Europes, vezhgues, gazetare etj., ndersa me pas, kur ky aktivitet te jete nje tradite, presim te kete edhe pjesemarres nga kontinenti. Ne kete kuptim, ne kemi bere te njohur Apolonine dhe qendrat e tjera arkeologjike te qarkut te Fierit.

Thate pak me pare se ka ekzistuar nje stereotip ne lidhje me qytetin e Fierit, i cili nuk eshte pare si nje destincacion turistik. Perse keshtu?
Fieri eshte pare si nje qytet industrial dhe bujqesor, sidomos para viteve '90. Kjo eshte nje fatkeqesi e atij sistemi, qe me shume e ka shfrytezuar Fierin dhe pak ka punuar per te evidentuar vlerat, sidomos Apolonise, e cila ka qene pergjithesisht nje qender ekskursionesh, por jo e shoqeruar me guida, cicerone etj. Pra, fieraket me buken me vete, shkonin per te festuar 1 Majin e festa te tjera, nderkohe qe ne, Apolonine, Fierin dhe qarkun tone e shohim ne nje kendveshtrim tjeter. Nuk e mohojme industrine dhe bujqesine, qe padyshim jane vlera, por me e rendesishme per ne, sikurse edhe per shume qarqe intelektualesh ose grupime te historise e gjeografise, Fieri evidentohet si nje qender shume e rendesishme e historise, gjeografise, arkeologjise, turizmit, e me pas bujqesise.

Ne fakt, ku kane konsistuar perpjekjet tuaja, sa i perket sinjalistikes qe te orienton per ne Apoloni, ciceroneve etj?
Se pari, ne kemi hartuar qe strategji, ku eshte evidentuar si prioritet turizmi, se dyti, kemi hartuar disa botime ne lidhje me turizmin, kemi hartuar nje pakete, ku vec guides jane edhe dy DVD profesionale, qe flasin per Fierin. Kemi kaluar pastaj ne projekte te tjera, kemi rigjalleruar Apolonine dhe Bylisin permes aktiviteteve shume te rendesishme dhe serioze, duke folur jo vetem per aktrimin, por edhe per opera ne Apoloni. Po keshtu, kemi realizuar projektin per sinjalistiken ne Apoloni, keshtu qe po te futesh nga Kolonja per ne Fier, e ndjek permes tabelave rrugen per ne Apoloni dhe Bylisnin antik. Se fundmi, duam qe aktivitetet tona te kene me shume jehone dhe me shume force, ndaj nuk ka qene nje periudhe vakumi apo e heshtur per ne, por deri me sot kemi ardhur duke ngjitur shkallet per 5-6 vjet, derisa erdhem ne aktivitetin e madh "Shqiperia eshte kulture".

Gjate periudhes se demokracise, nje pjese e mire e pasurise arkeologjike e Apolonise eshte dhunuar dhe madje shume objekte jane vjedhur nga banore te zonave perreth. Ne kete drejtim cfare eshte bere?
Eshte pak e veshtire qe ne te jemi te sakte ne prononcimin tone per kete ceshtje, sepse keto jane pasuri qe administrohen nga MTKRS-se. Do te ishte shume mire qe keto qendra te menaxhoheshin nga qendrat e medha administrative. E njejta gje edhe per Apolonine, qe duhet te jete e Bashkise se Fierit.

Ju keni bere ndonje kerkese te tille?
Jo, nuk e kemi shtruar nje kerkese te tille, por per te arritur kete synim bere kerkohen angazhime te medha, lobime me qeverine, parlamentin etj. Megjithate, shume keq per ne qe nuk e kemi hedhur nje hap te tille.

Po ne lidhje me germimet arkeologjike cfare po behet, duke qene se pjesa me e madhe e Apolonise eshte nen toke? Ka ndonje projekt?
Ne pergjithesi ne per germimet presim te huajt. Edhe kjo eshte nje plage tjeter. Psh., ne Apoloni vijne vazhdimisht studente franceze dhe ne gezohemi qe per te pakten 2 muaj atje kryhen germime. Apolonia maksimalisht mund te kete 15% te qytetit antik te zbuluar. Nese do te benim llogari, edhe qeveria shqiptare apo njesite vendore te pushtetit lokal mund te sigurojne shuma parash per te germuar ne menyre sistematike ne Apoloni apo ne zona te tjera.

Kujtojme ketu qe ne antikitet, Apolonia ka qene nje nga zonat me te njohura nga pikepamja ekonomike e sociale, madje thuhet se edhe Shen Pali ka kaluar aty. Sipas jush, cila do ishte strategjia me efikase per te risjelle lavdine e dikurshme?
Se pari, kerkohet nje politike tjeter e qeverive shqiptare, nuk e kam thjesht fjalen per qeverine aktuale. Po te shohesh ne pamje te pare, te gjitha politikat nuk kane ne fokus te tyre kulturen dhe sidomos germimet, me pretendimin qe per germimin duhen shume para. Nese do te hartohet nje program, per vlerat e germimeve do siguroheshin para jo vetem nga buxhetet tona, por edhe nga te huaj. Vijme te Apolonia. Eshte absurditet qe atje germojne studentet franceze dhe nuk germojne studentet dhe specialistet tane. Sepse po te germojne specialistet tane, kjo pune do te shoqerohet me ndonje fond, qe gjithsesi nuk besoj qe do te jete shume i madh.
Bisedoi: Fjoralba Shahaj

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›