E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, loja e fundit me nervat e shqiptareve

Arben Vata
Edi Rama po teston serish nervat e qytetareve ne proven e tij te radhes, ate te kalitjes se durimit ne trafikun edhe keshtu te renduar ne sheshin "Skenderbej". Kushdo, qe fatkeqesisht ka pasur rastin te kaloje me makine per nga qendra e Tiranes gjate dites se djeshme, e ka provuar vete "shijen" e ketij eksperimenti te ri te Edi Rames. Por kjo torture e re nepermjet se ciles Rama po perpiqet te luaje me nervat e njerezve dhe te mase pulsin e tyre te reagimit, nuk eshte e para dhe mesa duket nuk do te jete as e fundit, perderisa ky njeri eshte ne krye te nje bashkie e per me keq te nje partie.
Qe kur ka ardhur ne krye te puneve te Tiranes, Rama me profesion piktor, nuk ka pertuar qe te ushtroje zanatin e tij ne nje "sport" ne fakt te vjeter te puneve komunale ne kryeqytet. Duke ndjekur preferencat e tij personale dhe pa u konsultuar me askend, pak vite me pare ai nisi lyerjen e fasadave te pallateve neper rruget kryesore te Tiranes me lloj-lloj ngjyrash, e soj-soj kombinimesh e shkrimesh surrealiste, te cilat me shume sesa fytyres se re te kryeqytetit, shprehnin mesa duket vegimet e deshtuara artistike te rinise se tij te hershme. Kjo loje e Rames me ngjyra u be kryekeput pa asnje konsultim me publikun apo eksperte te urbanistikes ne Tirane dhe normalisht nuk se u prit mire nga vete qytetaret. Shumica e te cileve, kur gdhiheshin ne mengjes shihnin se punetoret e Bashkise kishin lyer me ngjyra te ndezura ballonet apo fasadat e jashtme te banesave te tyre. Por pervec nje reagimi sporadik, njerezit e mesuar me punet publike te Rames, (ne fakt ne shume raste deri ne ate kohe te lavderueshme), nuk mund te kundershtonin "bojaxhinjte e nates" dhe as te mos lejonin finalizimin e kesaj iniciative personale te Rames, qe mesa duket e shihte Tiranen si nje telaje te stermadhe ku ai te materializonte ne praktike kompozimet e pamundura te vetedijes se tij artistike.
Rama, si kryetar bashkie, beri edhe nje sere punesh te tjera publike, te diskutueshme e papelqyeshme nga njera pale e te pelqyera nga nje pale tjeter, por lakmia e tij per te vene ne prove nervat e njerezve mori permasa te tjera kur Rama, saje te punes se tij ne Bashkine e Tiranes, brenda nje nate mori mbeshtetjen e delegateve te PS neper rrethe qe te kryesonte tashme seline roze, gati 5 vjet me pare. Sigurisht qe me te hyre ne kete seli, ai nderroi jo vetem ngjyrat, por edhe stafin mbeshtetes te kryetarit. Keto ne fakt nuk shqetesojne shume njerezit ne Tirane, ndoshta as njerezit qe hyjne e dalin perdite ne PS, por realisht per shkak te atyre njerezve qe Rama filloi te grumbulloje rreth vetes ne parti, edhe qendrimet e metejshme te tij nga kryeqytetit dhe banoreve te tij, sigurisht qe filluan te ishin te ndryshme dhe ne kundershtim me interesat e tyre. Dhe jo vetem te atyre.
I nxitur nga "socialistet" e rinj ne bashki dhe me vone ne PS e drejtuar prej tij, Rama nxitoi te betonizonte kryeqytetin. Rruget dhe hapesirat publike ne mes te pallateve, i ktheu ne troje per ndertim, nderkohe qe oreksi per te ndertuar shumekateshe, vec qendres u shtri me tej deri ne periferi te kryeqytetit. Ne cdo skaj te tij, mbine muaj pas muaj pallate pa fund, nderkohe qe ky "sukses" i Rames sherbeu si moral nxites edhe per komunat dhe periferite e skajshme te Tiranes. Ndaj dhe sot, si rezultat i praktikave te Rames kemi nje Tirane te betonizuar, se ciles madje nuk i shpetuan as oborret e vjetra te shkollave apo cerdheve.
Si kryetar bashkie gjate ketyre viteve, Edi Rama ka provokuar mese njehere nervat e qytetareve, edhe ne nisjen e punimeve pa projekt dhe pa mbeshtetje financiare te nje sere rruges dhe veprash te tjera publike. Kjo "shqyerje" e Tiranes, (kujtojme ketu punimet e sterzgjatura ne unazen aktuale dhe segmente te tjera ne bllok apo zona te tjera te shume te populluara neper kryeqytet), niseshin me vrull nga Rama edhe pse dihej mire qe ato nuk mund te perfundonin ne kohe dhe do te cenonin jeten normale te qytetareve. Por synimi i Rames, ishte i qarte. Nervat e njerezve duhet te tendoseshin ne maksimum, nderkohe propaganda e mirekoordinuar mediatike e drejtuar prej tij, linte te kuptonte se shkaktari per ate gjendje acaruese ne Tirane ishte qeveria e drejtuar prej kryeministrit Berisha. Dhe synimi ishte i qarte; te ndeshkohej elektoralisht mazhoranca aktuale ne votimet lokale dhe ato te pergjithshme me pas.
Me kete synim duket se eshte edhe ngutja e radhes e Edi Rames per te nisur papritur punimet per rikonstruksionin e sheshit "Skenderbej", pa stabilizuar apo aq me keq akoma, pa studiuar me pare trafikun ne kryeqytet. I nisur sigurisht nga apeli i forte i kryeministrit Berisha, qe i kerkoi ministrise se linjes qe te shtronte me asfalt sheshin, qe ishte kthyer ne nje turp per vendin dhe nje shkaterrim per qytetaret qe e kalonin ate ne kembe apo makine, Rama nisi zbatimin e planit te pamiratuar te rikonstruksionit te sheshit, duke provokuar me dashjen e tij debate te ashpra publike dhe politike. Nisur nga perfundimet logjike te debateve gjate ketyre koheve, kuptohet se Rama dhe mbeshtetesit e tij te sektorit te ndertimit e nxisin ate qe te nisin sa me pare zbatimin e projektit, prej te cilit ata kane shume perfitime financiare. Por pershkallezimi i debatit, Rames i sherben nderkohe edhe politikisht. Ai do te perpiqet deri ne fund qe te acaroje jo vetem nervat e qytetareve, por edhe te drejtuesve te qeverise, dhe ajo qe kerkon realisht ai eshte bllokimi me force i punimeve ne shesh. Dhe nese kjo do te ndodhe, sheshi realisht do te ngjaje me skenat e luftes ne Afganistan, dhe deri atehere, trafiku ne Tirane do te jete nje torture edhe me e madhe. E njerezit, do te tentohet qe te binden prej Rames, se ishte faji i qeverise qe sheshi mbeti ashtu; qe trafiku u rendua e qe punet publike ne kryeqytet nuk cohen ne fund. Synimi eshte i qarte; te shtohet pakenaqesia popullore ndaj qeverise per zgjedhjet lokale te vitit qe vjen, pavaresisht nese Rama do te kandidoje serish apo jo per te qene ne krye te bashkise.
Por ky rast nuk eshte i vetmi, me te cilin Rama ka luajtur dhe po vazhdon te luaje politikisht me nervat e shqiptareve. Ne prag te votimeve per pushtetin lokal te planifikuara per vitin 2006, ai mbajti per disa muaj peng votimet, pasi ishte fiksuar pas certifikatave, me te cilat krijoi nje krize thuajse bllokuese politike ne vend qe ne moment te fundit u tejkalua me nderhyrjen e nderkombetareve. Nderkohe, jo shume muaj me vone, ai tentoi te mbaje peng politiken ne vend dhe prosperitetin integrues euro-atlantik, ne kohen kur duhej te zgjidhej Presidenti i ri i vendit. Rama ishte i gatshem qe te kalonte vendin ne zgjedhje te parakohshme, nje cikel qe do te zgjaste gati dy vjet si i tille, vetem e vetem qe donte te ishte ai njeriu qe te vendoste se kush duhet te ishte ne krye te shtetit shqiptar. Kete radhe u desh nderhyrja spektakolare e ish kryetarit te dorehequr nga PS, Fatos Nano, qe kriza te zgjidhej dhe vendi ti drejtohej edhe me tej normalitetit. Por mania e Rames per te mbajtur ne ankth vendin dhe interesat e te gjitheve, nxori serish krye ne prag te zgjedhjeve te pergjithshme te vitit 2009, kohe kur ai u mundua te sabotonte zgjedhjet, duke tentuar te mos merrte fare pjese ne zgjedhje. Koncesionet e pafund te Berishes si dhe nderhyrja e nderkombetareve, e shmangen edhe kete krize, por fiksimi i vjeter i Rames per te qene ai protagonisti kryesor i asaj qe ndodh ne vend, nuk mori fund. Keshtu ndodhi sic e dime edhe me historine e zgjatur te bojkotit te Kuvendit, nje histori prej se ciles Rama me shume ka humbur sesa ka fituar. Pikerisht bojkoti i pakuptimte i Parlamentit dhe kritikat e vazhdueshme ndaj ketij veprimi brenda e jashte vendit, eshte arsyeja e pa arsyeshme qe shpjegon veprimet e Rames per sheshin, por edhe per lojen, mesa duket te fundit te tij ne kurriz dhe ne provokim te shqiptareve. Sikurse shihet qarte, Rama dhe mbeshtetesit e tij, po perpiqen qe te organizojne nje proteste masive popullore me 30 Prill ne Tirane. Qellimi i reklamuar eshte ai per kushtet ekonomike, papunesine, etj, por ajo qe here fshihet e here jo, eshte tjeter gje. Rama e di shume mire qe vendimi i ketyre javeve i Komisionit Europian per heqjen e vizave per shqiptaret, do te ndikohet ne nje mase te madhe edhe nga klima politike ne vend dhe duke synuar te mbaje popullin ne kembe kunder qeverise dhe duke e akuzuar ate si vjedhese te votave, synohet te deshtohet ky proces.
Shqiptaret, pavaresisht preferencave te tyre per Berishen, Ramen apo me pare Nanon, etj, nuk mund te jene aq naive dhe per me teper miope per tu manipuluar serish dhe shnderruar ne "mish per top" te interesave te politikaneve, duke vonuar apo shkaterruar prosperitetin e tyre. Nje qeveri nuk mund te jete kurre model ne punen e saj dhe sigurisht ndaj saj ka dhe do te kete protesta. Por nje opozite, sado me te drejte qofte, nuk mund te behet promotore e regresit te vendit, vetem e vetem se nje njeri nuk po realizon dot akoma qellimin e tij per te qene ne krye te vendit. Sigurisht qe Rama kerkon ta perdore kete proteste dhe te tjera pas saj, vetem per interesa te pushtetit te tij, por nuk do shume mend per ta kuptuar se me kete, ai po vazhdon qe te luaje me humorin e njerezve. Ndaj dhe testimi qe Rama po i ben serish nervave te shqiptareve me sheshin apo vizat, nuk mund te jete axhenda e qytetareve. Te cilet nuk kane pse t'ia dine per Ramen apo Berishen, por per te levizur te lire e pa pengesa neper Europe dhe sigurisht edhe ne kryeqytetin e tyre.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›