E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bagëti me 6 brirë, një e vërtetë e çuditshme në Përmet

Ja kopeja e rrallë në vend  
Në Brezhdan të Përmetit afër Këlcyrës, në të majtë të rrjedhës së lumit të Vjosës, vitet e fundit është hasur një fenomen i panjohur nga tradita blegtorale dhe veterinerët vendas. Banorët e zonës në përgjithësi kanë mbetur të habitur nga fakti që në kopenë me dele të një blegtori vendas nga Brezhdani është duke u mbarështuar një lloj i ri delesh që për nga pamja e jashtme e tyre nuk janë hasur më parë. Delet e kësaj kopeje janë me shumë brirë në kokë, dhe në mesin e kësaj kopeje gjen dele me brirë të degëzuar të ngjashëm me brirët e drerëve. Në traditën blegtorale të zonës, por edhe në përgjithësi në Shqipëri e Ballkan, racat e njohura të bagëtive të imta janë me dy brirë. Nuk është parë e dëgjuar kurrë më parë në krejt zonat e jugut me traditë shumëshekullore në mbarështimin e të imtave dhe veçanërisht deleve që në gjuhën vendase njihen si bagëti të leshta, që të ketë më shumë se dy brirë. Vetëm në ndonjë rast të rrallë, vendasit kujtojnë desh të racave që brirët e tyre mund të marrin forma të rralla me dy a më shumë rrotullime, por gjithmonë këto forma janë të ndeshura në koka vetëm me dy brirë. Sidoqoftë, bagëtitë më shumë brirë, tashmë është një e vërtetë e verifikueshme për ta parë, por enigmatike për shkaqet dhe arsyet e këtij fenomeni të padëgjuar. Bariu i tufës së deleve të pazakonta quhet Kolin Nase dhe është 59 vjeç. Ai jeton bashkë me gruan dhe dy djemtë e tij, njeri prej tyre Gjergji i martuar, në fshatin e vogël malor Brezhdan që bën pjesë në krahinën e Malëshovës. Faktin që në kopenë me afro 150 krerë dhen që ai mbarështon bashkë me dy djemtë e tij gjatë dy viteve të fundit çuditërisht breznitë e reja të qengjave femra dhe meshkuj dalin me shumë brirë, për çobanin Kolin nuk është aspak një shenjë e keqe, por është mbarësi e begati. Kam dëgjuar që për shkak të katastrofës së Cernobilit në vitin 1986 në shumë vende, edhe në Elbasan kam dëgjuar që ka të tilla, kanë dalë bagëti lopë e mushka me dy koka, e më çudira e prapësira të tjera të padëgjuara, por rasti ynë nuk është i tillë, është ndryshe, nuk është prapësi, thotë çobani Kolë. Shelegët dhe deshët me shumë brirë, për të janë mbarësi. "Unë për vete i kam punët mbarë, në shtëpi dhe në kope. Qumësht plot, kam marrë këto dy vjet fëmijët i kam të gjithë mirë, pse ta marr këtë për prapësi!?", shprehet ai për gazetën SOT.
Kopeja e dhenve të cudishëm
Për të na i paraqitur të plotë këtë ngjarje të pazakontë, Kola dhe të dy djemtë. Gjergji dhe Arbeni, janë angazhuar e lodhur shumë. Ata e kanë zbritur kopenë nga stani i vendosur në shpatet e thepisur të Trebeshinës, në kullotat anës Vjosës. Këtu kemi parcelat tona të mbjella me hasëlle. E ruajmë hasëllin për ndonjë ditë të keqe nuk i dihet motit. Ka filluar edh koha me teka si këto bagëtitë tona tekanjoze me shumë brirë në kokë. Kush e merr vesh çbëhet! Punë të Zotit a të natyrës!? Ku di unë!?, ngre supet Gjergji djali i madh i Kolës. Ai është ngritur herët në mëngjez, ka zbritur kopenë nga mali në anëlumi dhe pastaj ka marrë veturën e ti, një benc 2400 dhe ka dalë në Gryk të Këlcyrës për të na rrëfyer rrugën deri tek kopeja ku na prisnin Kola me Benin. Gjergji e ka të vështië të zërë në kullotë e sipër ndonjë nga deshët e mëdhenj ku fenomeni i rrallë i brirëve të shumtë në kokën e tyre është më i dallushëm  Ai na i tregon përsëlarku degët ku duken qartë brirët shumtë të vendosur sipër dhe anash kokës. Më e lëhtë është kapja e qingjave që bredhin hareshëm në parcelën e gjelbër të mbjellë me hasëll. Bariu i ri kap njërin prej qingjave dhe afrohet tek ne duke e përkëdhelur sipër gëzofit të tij të butë e të shdritshëm. Pastaj me qëngjin në dorë nis e numëron brirët e porsambirë të qengjit. Numëron plot pesë brirë, disa që janë më të vegjël i kërkon me duar midis leshit të kokës. Është i sivjem. Janë të shëndetshëm. Një sheleg me 5 brirë, biles dy nga brirët i kishte degëzuar si të sorkadhes, e shita pardje në Treg të Këlcyrës. Habiten njerzit kur i shohin ashtu me shumë brirë, i duan dhe i blejnë me sa lekë tu kërkosh, thotë Gjergji duke lëshur qengjin e parë dhe duke u orvatur të kapë një tjetër nga fufa që lodron para syve tanë. Rasti është bërë tashmë i njohur për të gjithë këlcyrjotët. Ka që e konsiderojnë këtë një mutacion, një devijim nga normalja, ka disa që ashtu si Kola e konsiderojnë një kryqëzim normal racash brenda apo jashtë llojit, por ka edhe nga ta që e konsiderojnë bëmë të Zotit. U prish dynjaja, ndaj ndodhin këto çudira të pa dëgjuara, na thotë një grua e vjetër në një nga kafet e shumta, por me pak klientë në qendër të qytetit të vogël, anës Vjosës dhe midis kreshtave shkëmbore të Grykës së ngushtë të Këlcyrës. Ngjarja e rrallë tashmë është në qëndër të bisedave të banorëve. Disa prej tyre, mendojnë se Kolës i ka buzëqeshur fati dhe i kanë rekomanduar çmime të kripura për shitjen e shelegëve shumëbrirësh. Disa e konsiderojnë hata dhe fatkeqësi që i ka zënë derën Kolës dhe sdihet se ku do përfundojë kjo histori e çuditëshme  e të padëgjuar.

Last Updated on Friday, 13 March 2009 23:07

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›