Bajden: SHBA dhe Evropa kanë nevojë për njëra-tjetrën
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden deklaroi para ligjvënësve evropian se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa kanë nevojë për njëra-tjetrën më shumë se kurrë.
Ai tha se edhe në rast se SHBA-të dhe Evropa nuk do të ishin të lidhura nga ndarja e vlerave dhe trashëgimisë së përbashkët, "interesat tona globale do të na lidhnin bashkë".
"Ky shekull ka shpalosur sfida të reja, jo më pak të rrezikshme se ato në shekullin XX, dhe ne merremi me to një nga një. Ato janë të vështira. Do të ketë mospajtime, por ne po flasim për ato bashkarisht", tha nënpresidenti amerikan.
Bajden shtoi se "programi kundërthënës bërthamor i Iranit rrezikon të nxitë një garë armatimi, në njërën nga pjesët më të paqëndrueshme të botës".
"Teherani përballet me zgjidhjen ndërmjet përmbushjes së rregullave dhe bashkangjitjes me komunitetin e popujve, ose pasojave nga izolimi në rritje", përfundoi Bajden.
Zv/presidenti amerikan ndodhet në turne në Evropë, ku do të takohet dhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fog Rasmusen, dhe presidentin e BE-së, Herman van Rompui.