E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza politike, PPE: Opozita ti përmbahet vendimit të gjykatës

BRUKSEL- Partia Popullore Europiane shpreh shqetësim mbi situatën politike në Shqipëri të krijuar pas zgjedhjeve demokratike të 28 qershorit të kaluar. Në një deklaratë, të publikuar në faqen e saj të internetit, PPE i bën thirrje opozitës të respektojë vendimin e gjykatave dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke shprehur shqetësim për grevën e urisë së deputeve socialistë dhe mbështetësve të tyre.

“Partia Popullore Europiane beson se pjesëmarrja e opozitës në parlament është esenciale për një dialog konstruktiv në një demokraci parlamentare. Ajo insiston se një dialog i tillë politik mes mazhorancës dhe opozitës duhet të bëhet brenda parlamentit dhe i kërkon opozitës të ndërpresë menjëherë bojkotin për të nisur një dialog konstruktiv dhe të përgjegjshëm brenda parlamentit”- thuhet më tej në deklaratën e PPE-së.

Kjo e fundit është partia më e madhe dhe më me influencë e qëndrës së djathtë në Parlamentin Europian, që përfshin 72 parti anëtare nga 39 vende.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›