E Martë, 3 Nëntor 2026

Bajden mbron retorikën e tij kundër Trump

Presidenti Xho Bajden (Joe Biden) ka mbrojtur retorikën e tij kundër Dondald Trump, në intervistën e tij të parë që nga tentativa për vrasjen e rivalit të tij politik.

Bajden përsëriti se ai ishte mirënjohës që Trump i mbijetoi të shtënave, por gjithashtu vuri në dukje rolin e kundërshtarit të tij në ngritjen e temperaturës së retorikës politike bashkëkohore amerikane.

“Shiko. Ka kaq shumë dhunë tani. … Nuk ka fare vend për dhunë në politikë në Amerikë. Asnjë. Zero. Dhe ne kemi arritur në pikën ku është bërë shumë e zakonshme. Jo atentate, por për të folur, për shembull, për 6 janarin, sulmin në Kapitol. Unë nuk jam i angazhuar në atë retorikë. Tani kundërshtari im është i përfshirë në atë retorikë: Ai flet se do të jetë gjakderdhje nëse humbet, duke folur se si do t’i falë të gjitha veprimet, mendoj të pezullojë dënimet e të gjithë atyre që u arrestuan dhe u dënuan me burg. për shkak të asaj që ndodhi në Kapitol”, tha Bajden.

Bajden u mbrojt kundër kritikave për retorikën e tij, e cila është vënë në qendër të vëmendjes pas atentatit, por tha se ishte një gabim të thuhej se ishte “koha për ta vënë Trumpin në qendër të objektivit”.

“Ishte një gabim përdorimi i fjalës. Unë doja të përqendrohesha tek ai. Përqendrohuni në atë që ai po bën. Fokusohuni në politikat e tij, fokusohuni në numrin e gënjeshtrave që tha në debat. Unë nuk jam ai që refuzoi të pranojë rezultatin e zgjedhjeve. Unë nuk jam ai që tha se nuk do ta pranojë automatikisht rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Ju nuk mund ta doni vendin tuaj vetëm kur fitoni. Dhe kështu fokusi ishte në atë që ai po thotë”, tha Bajden.

Bajden zbuloi edhe më shumë detaje  mbi bisedën telefonike që pati me Trump në orët e para pas të shtënave që lanë të plagosur ish-presidentin. Ai e karakterizoi telefonatën si “shumë të përzemërt”.

“Trump dukej mirë në telefonatë”, shtoi Biden, “ai tha se ishte mirë. Dhe ai më falënderoi që e thirra. I thashë se ai ishte në lutjet e Jill-it dhe të miat dhe e gjithë familja e tij si po e përballonim këtë.”

Megjithatë Bajden nuk pranoi të thoshte se si mendonte se të shtënat do të ndikojnë në trajektoren e garës presidenciale të vitit 2024.

Dondal Trump i mbijetoi një atentati gjatë një tubimi në Pensilvani, ku një 20-vjeçar qëlloi ndaj tij duke e lënë të plagosur në vesh. Autori u ekzekutua në vendngjarje nga shërbimi sekret.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›