E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajern Heynckes rrezikon shkarkimin

Qendrimi i trajnerit Jupp Heynckes në pankinën e Bajernit të Mynihut është gjithnjë e më shumë në dyshim dhe kjo për shkak të rezultateve të dobëta të arritura në ndeshjet e fundit.

Me humbjen 2-0 ndaj Bajer Leverkusen në kampionat, skuadra bavareze e sheh veten gjithnjë e më larg skuadrës kryesuese të Bundesligës, Borusia Dortmund pasi diferenca tashmë është 7 pikë, ndërkohë që rrezikohet edhe kualifikimi në Ligën e Kampioneve.

Sipas të përditshmes gjermane 'Bild', drejtuesit e Bajernit të Mynihut i kanë dhënë 2 javë kohë Heynckes për të nxjerrë skuadrën nga kjo situatë e ndërlikuar si në kampionat dhe në Ligën e Kampioneve.

Në të njëjtën kohë kjo e përditshme ka bërë gati edhe një listë me emrat e trajnerëve që mund të zëvendësojnë Heinkes në rast se ky i fundit shkarkohet në fund të sezonit dhe në pole position qëndrojnë Lysien Favre dhe Mirko Slomka.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›