Orion Shima sjell "Kundërpeisazh" në Galerinë Kombëtare të Arteve

Me titullin "Kundërpeisazh", piktori Orion Shima vjen me një ekspozitë personale në Galerinë Kombëtare të Arteve. Në të ai ka pasqyruar tre personazhe kryesore, Pyllin, një djalë të ri dhe kafshën e Drerit. Ai përpiqet të sjellë një interpretim nostalgjik të natyrës, që duket se buron nga kujtimet dhe përjetime të adoleshencës së tij.
Në pjesëm më të madhe të tablove na shfaqet një djalë, i cili është terësish i përpirë nga magjia e natyrës, në të cilën ai është kredhur.
Në ekspozitën personale "Kundërpeisazh", mbizotërojnë një gamë ngjyrash. Punimet kryesisht janë në teknikën e akrilikut në kanavacë dhe letër, të cilat shfaqin krijimtarinë dhe zhvillimet e veprës së tij gjatë viteve të fundit.