Bajern fiton pa shkelqim

Ata janë kampionë të Europës dhe në timon sot kanë yllin e trajnerëve.
Bajerni i Mynihut dhe Pep Guardiola nisën sezonin e ri me një miqësore ndaj Breshës së Serisë B, në zonën klimaterike italiane të Trentinos.
Fitore 3-0, por jo shkëlqim ndaj modestëve ku dikur ka luajtur vetë Guardiola si dhe shqiptari Igli Tare.
Kampionët e Europës fituan me golat e shënuar nga Tomas Myler e Toni Kros në pjesën e parë dhe i riu Kirkhof në minutën e fundit.
Guardiola bëri 10 zëvendësime dhe shqiptaro-zvicerani Xherdan Shaqiri ishte titullar.
Bajerni cilësohet si skuadra më e fortë e botës për momentin dhe me trajnerin katalanas pritet të japin spektakël në fushë, më shumë sesa me ish-trajnerin Jup Hajnkes.
Ndoshta është vetëm fillimi dhe spektakli do të vijë në shtator.