E Diel, 1 Nëntor 2026

Bajern ka nevojë për gjyqtarin për të mundur Fiorentinën

“Alianz Arena”

Bajern fiton 2-1 me ndihmën e gjyqtarit ndaj Fiorentinës në “Alianz Arena”. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për gjermanët falë golit të Roben në minutën e 45’ nga pika e penalltisë. Me gjithë dizavantazhin skuadra e Prandelit ka mundur të shfaqet mirë në fushë, duke limituar inkursionet e Roben e Riberi. Rastet më të mira të vararezëve i kanë patur Gomez e Riberi, por që janë ndalu nga Frey. Xhilardino në minutë ne 20 ka humbur një rast të mirë vetëm për vetëm me portierin But, pasi rrëshkiti brenda zonës. Në minutën e 44 Gomez shënon, por gjyqtari nuk lejon avantazhin dhe jep 11-metërsh për Bajernin: Roben ekzekuton saktë. Pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë Fiorentina barazon me Kroldrup. Fiorentina përpiqet të qëndrojë, por përpjekjet e Bajernit shpërblehen me një gol në pozicion jashtë loje të Kloses në minutën e 82-të dhe bavarezët marrin fitoren e mundimshme.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›