E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajerni 55 milione euro per Cavanin

Bajerni i Mynihut po përgatitet që të jetë një prej protagonistëve të mëdhenj të merkatos së ardhshme verore dhe dhurata më e madhe për trajnerin Guardiola mund të jetë uruguajani Cavani.

Sipas të përditshmes “Kicker”, bavarezët po përgatisin një ofertë prej 55 milionë eurosh për Cavanin, një futbollist i vlerësuar së tepërmi nga drejtuesit e klubit. Divorci i pritshëm i golashënuesit më të mirë të kampionatit aktual të Serisë A me Napolin ka kohë që është paralajmëruar, që kur Cavani ka hezituar që të lidhë të ardhmen e tij me klubin, duke rinovuar kontratën ekzistuese. Napoli, nga ana e tij, ka vendosur çmimin e 63 milionë eurove si klauzolë shitje për futbollistin dhe një ofertë e njëjtë me atë të Bajernit, nga ana e Manchester City, u refuzua në merkaton e verës. Megjithatë, kushtet këtë herë kanë ndryshuar, pasi duket se lojtari është i vendosur që të largohet dhe kjo mund të detyrojë klubin që të pranojë një ofertë nën klauzolën e lëshimit. Përveç Bajernit, si të interesuar për Cavanin janë përfolur edhe City, Chelsea apo Barcelona.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›